leoni

Qeveria diskuton me BERZH-in projektet për rehabilitimin e hekurudhës dhe të rrugëve regjionale

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, i shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku dhe nga zyrtarë tjerë të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Infrastrukturës, të enjten kanë mbajtur takim me zyrtarë të lartë të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim në Kosovë, me të cilët diskutuan për portfolion. Rëndësi e veçantë në këtë takim iu kushtua projekteve infrastrukturore në sektorin e transportit, me theks të veçantë projektit për rehabilitimin e hekurudhës, si dhe projektit të rrugëve regjionale.

Ky është takimi i dytë me radhë me këtë institucion të rëndësishëm financiar, në vazhdën e takimeve të rregullta të përbashkëta të Ministrisë së Financave me palët implementuese të projekteve dhe me kreditorin përkatës që financon projektet përmes huamarrjes me Qeverinë e Republikës se Kosovës, për të diskutuar rreth implementimit të projekteve me financim nga huamarrja shtetërore, Ministria e Financave.

Qëllimi i organizimit të këtyre takimeve nga Ministria e Financave është që të diskutohet kryesisht për tejkalimin e sfidave, të cilat mund të shkaktojnë problem në implementimin e suksesshëm të projekteve dhe adresimin e tyre si dhe të sigurohemi që obligimet ndaj kreditorëve të përmbushen në kohën e caktuar dhe duke u bazuar në marrëveshjet e arritura nga palët përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …