Shkarkohet zëvendësministrja e Drejtësisë, Vesna Mikiq e cila ka deklaruar se sulmet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit

Qeveria e Kosovës e dërgon në Kuvend marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të saj, ka votuar për të dërguar në Kuvend, aneks-marrëveshjen për rishikim dhe korrektim të kufirit me Malin e Zi. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo është arritje për Kosovën dhe rezultat i përbashkët i të gjithëve. “Kështu respektohet territori i Kosovës dhe parlamenti nesër duhet të jetë unik. Kam përgëzuar Kosovën për këtë marrëveshje të arritur. Kosova po tregon zotësinë e saj institucionale që të gjitha temat e vështira në tavolinë t’i zgjidhim duke respektuar popullin”, ka thënë Haradinaj. Sipas tij, kjo marrëveshje duhet të aprovohet. “Kjo marrëveshje si e tillë meriton aprovimin. Ky është dakrodim institucional dhe si të tilla e kemi para vetes. Uroj gjithë Kosovës të gjithë ata që këtë të arritur e shohin në kuadër t mundit dhe sakrificës”. Qeveria në fund aprovoi deklaratën e përbashkët të ankes marrëveshjes, për rishikim dhe korrektim të kufirit në Cakorr dhe Kullë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …