Arifi: Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan

Qeveria e Kosovës emëroi Avni Arifin shef të negociatave me Serbinë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka emëruar Avni Arifin shef të negociatave me Serbinë. Arifi është këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj. Ky i fundit tha se arsye pse është bërë një emërim i tillë është se Qeveria ka kërkuar që të emërohet një shef për negociata me Serbinë ndërsa dialogu politik sipas tij përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi. Qeveria është palë në dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu politik përfaqësohet nga presidenti Thaçi. Ekziston një nivel i negocimit që e ka udhëhiq Tahiri(Edita Tahiri). Tash kemi ardhur në një fazë të ndjeshme finale të dialogut. Është kërkuar nga Qeveria e vendit të emërojë një shef të negociatave që do te ishte në gjendje me përcjell rrjedhën me vendimarrësit politik. Përkundër faktit që Avni Arifi ka plot detyra jemi dakorduar që të emërohet shef i negociatave Avni Arifi. Arifi e ka pranuar përkundër që është situatë jo e lehtë e punës”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …