Qeveria e Kosoves

Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër rrahjen e deputetit, Milaim Zeka nga deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi

Qeveria e Kosovës me anë të një komunikate e ka dënuar rrahjen ndërmjet deputetit të Vetëvendosjes Frashër Krasniqi dhe  deputetit të Nismës, Milaim Zeka. “Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Qeveria që ai drejton e kanë pritë me shqetësim incidentin që ndodhi në studion e TV Klanit, mes deputetëve Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka. Qeveria e dënon ashpër këtë akt të shëmtuar i cili ashiqare dëshmoi agresionin e pashembullt të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Frashër Krasniqi ndaj Milaim Zekës, poashtu deputet i Kuvendit të Kosovës”, thuhet në kumtesën nga Zyra e kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …