Qeveria e Kosoves

Qeveria e Kosovës miraton propozim vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e programit legjislativ të vitit 2016

Në mbledhjen e rregullt, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e programit legjislativ të vitit 2016 të Qeverisë. Ajo miratoi propozim vendimin preliminar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit për ndërtimin të ngrohtores së re të qytetit të Gjakovës. Qeveria ka miratuar edhe nismën për negocimin e marrëveshjes ndërkombëtare të huas për zbatimin e protokollit financiar të nënshkruar me 5 korrik 2016, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Francës,  nismën për negocimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Hungarisë dhe Qeverisë së Kosovës, për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar dhe nismës për plotësimin dhe ndryshimin e marrëveshjes financiare IPA 2014 ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …