Qeveria mbajti mbledhjen e radhës

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e radhës gjatë së cilës morë vendim t’i ndaj një milion euro për trajtimin e sëmundjes gungore të gjedhit e cila është shfaqur në Kosovë. Trajtimi parasheh vaksinimin e të gjitha gjedheve. Gjatë mbledhjes së sotme, kabineti qeveritar vendosi sot që të ndajë mjetet për vazhdimin e procedurave në  përballjen e Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit në lidhjen me padinë që kompania AXOS ka bërë për procesin e privatizimit të Postë-Telekomit të Kosovës. Kompania “Axos” në vitin 2013 ishte shpallur fituese e tenderit për blerjen e 75 përqind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK). Privatizimi dështoi, pasi që në fund të vitit 2014 deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan privatizimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …