leoni

Radio-Kosova e Lirë i dhuroi 100 libra Bibliotekës së FSK-së në Prishtinë

Radio-Kosova e Lirë i dhuroi 100 libra Bibliotekës së FSK-së në Prishtinë

Drejtoria e Radios-Kosova e Lirë, në kuadër të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës, sot i ka dhuruar 100 libra Bibliotekës së FSK-së. Librat e dhuruar kryesisht janë botime të Radios-Kosova e Lirë, por  dhe vepra autoriale, me përmbajtje nga lufta e UÇK-së, si dhe vepra të tjera letrare e publicistike, romane, përmbledhje poetike, monografi të ndryshme disa nga to të përkthyera edhe në gjuhën angleze. Librat,  në emër të Radios-Kosova e Lirë, drejtori,  Ahmet Qeriqi, ia dhuroi përgjegjësit të Bibliotekës, z. Myftar Bogaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …