muqa 900
vipa
mbpzhr
Fillimi / Kalendari kombetar / Radio Kosova e Lirë, Kalendari kombëtar – muaji qershor
Lidhja Shqiptare e Prizrenit

Radio Kosova e Lirë, Kalendari kombëtar – muaji qershor

Në 1 qershor të vitit 1850 u lind Sami Frashëri, ideologu i Rilindjes  Kombëtare shqiptare, dijetar i përmasave botërore, shkrimtar, dramaturg, linguist, hartues i enciklopedisë së madhe “Kamus al alam”.

Lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Ishte një nga djemtë e Halit bej Dakollarit. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865 së bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos në Janinë. Këtu së bashku me vëllanë, Naimin, Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke “Zosimea”, ku përveç kulturës së përgjithshme, përvetësoi krahas greqishtes së re e të vjetër edhe gjuhën latine si dhe gjuhën frënge dhe atë italiane. Në Tetovë, nga Mahmut Efendiu, mësoi arabisht, persisht dhe turqisht. Më 1872 u vendos në Stamboll ku zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të “Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare” dhe me themelimin e “Shoqërisë së të shtypurit me shkronja shqip” (1879) u zgjodh kryetar i saj.  Vdiq m 18 Qershor, 1904  në moshën 54 vjeçare.

Më 1 qershor të vitit  1999  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Avdi Ibrahim Xhaçku, Lavdim Rexhep Likaj , Agim Zenuni, Arton Adem Lekaj, Patriot Dan Berisha, Vesel Nebihu e të tjer…

Më 2 qershor të vitit 1909, në Betejën e Qafës së Morinës kundër forcave turke ka rënë në altarin e atdheut, Ali Jakupi nga Bujani i Tropojës.

Më 2 qershor u lindm Gjin Marku, konadant partizan, pjesëmarrës  i LANÇ-së dhe kuadët i lartë ushtarak i Shqipërisë së pas luftës, Për motive politike ishte përjashtuar nga radhët e PPSH-së dhe ishte dënura me burg të rëndë. Pas 25 viteve të kaluara në burg, vdiq në Burgun e burrelit në vitin 1986.

2 qershor 1998  ka rënë Abdyrrahman Gjylbehar Gerdellaj

Më 2 qershor  të vitit 1999 kanë rënë në altarin e lirisë Besim Bilall  Ukhaxhaj, Din Alush Kokleci, Faik Ukhaxhaj, Ibrahim Selman Mazreku,  Agron Selman Bytyçi, Jetullah Mehmet  Islami,  Mentor Abdullah Krasniqi

 Më 3 qershor të vitit 1924, lindi Petraq Pilika, profesor i matematikës, mësues i popullit

 

Më 3 qershor 1999 kanë rënë në alratin e Atdheut dëshmorët e UÇK-së, Milaim Beha, Kujtim Krasniqi dhe Ejup Kryeziu.

Më 4 qershor të vitit 1901 lindi Mulla Idriz Gjilani, atdhetar i njohur, komandant i njësive të rezistencës në luftë kundër partizanëje jugosllavë, në mbrojtje të Gjilanit dhe të Kosovës Lindore dhe klerik islam. Nga prilli 1941 Mulla Idriz Gjilani iu kushtua plotësisht veprimtarisë politike. Si hoxhë, si mësues me forcën e fjalës, si luftëtar me forcën e armës, si komandant me besnikërinë e ushtarit, ai luftoi për unitetin territorial të trevave shqiptare, luftoi kundër gjenocidit serb e bullgar, kundër komunizmit. Në qershor të 1944 -ës drejtoi betejën e Kitkës, ku shqiptarët e udhëhequr prej tij dolën fitimtarë kundër ushtrisë sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit është heroike. E tillë është edhe periudha 1944-1949 dhe kallja e tij në zjarr më datën e 25-26 nëntorit 1949.

Më 4 qershor 1999  kanë rënë dëshmorët  e UÇK-së: Asllan Sefer  Berisha, Naser Krasniqi, Ymer Sylë Ahmeti e të tjerë.

Më 5 qershor të vitit 1920 filloi lufta e shqiptarëve për çlirimin e Vlorës, të cilën e kishte okuptuar  Italia me lejen e Fuqive të Mëdha. Në atë luftë ka bërë emër pijësi popullor  Sema  Musa Salaria, i cili edhe ka rënë trimërisht.

Më 5 qershor 1998  kanë rënë dëshmorët: Jeton Zeqir Dabiqaj, Gazmend Burim Lokaj, Beqir Haxhi Qufaj, Gazmend Selman Lokaj

5 qershor 1999  kanë rënë; Jeton Idriz Dedushaj, Lulzim Hashim Llugiqi, Kadri Qollaku

 

 Më 6 qershor të vitit 1920 ka rënë në mbrojtje të Vlorës, kapedani popullor, Zigur Lelo.  U lind në fshatin Bashaj të Vlorës,  Fillimisht ka marrë pjesë në luftë kundër andartëve shqiptarvrasës grekë, me ç rast edhe ishte plagosur. Në luftën e Vlorës së vitit 1920 ka rënë së baskku me Selam Musanë e trima të tjerë.

Më 6 qershor 1944, ka rënë duke luftuar në Gur të Pretë të Oparit, në Labëri duke luftuat kundër forcave fashiste gjermane, Xheladin Beqiri. Ka lindur në Gjilan. U rrit në Kurvelesh të Labërisë. Në vitin 1942 u rreshtua me partizanët. Ishte komandant i Batalionit të Pestë të Brigadën e Parë Sulmuese.

Më 6 qershor të vitit 1998, kanë rënë në altarin e atdheut  Shaban Zeqë Mazrekaj, Hasan Hasani e Xhavit Hasani…

Më 6 qershor të vitit 1999 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së:  Burim Sadik Mustafaj, Halim Milazim Qallapeku, Shaban Xhemajli, Shpend Zeqë Malaj

Më 6 qershor të vitit 2001 në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kanë rënë dëshmorë: Labinot Gani Krasniqi, Visar  Krasniqi dhe Hilmi Hoti.

]

Më 7 qershor 1917 u lind Qazim Turdiu, profesor, metodist, Mësues i Popullit. Vdiq në Tiranë në vitin 1989

Më 7  qershor 1999  kanë rënë, Enver Malë Dobraj, Safet Rexhepi.

Më 8 qershor 1944  u vra Zaho Koka, atdhetar, partizan.

Më 8 qershor të vitit 1964, organet e UDB-së arrestojnë ideatorin dhe kreun e Lëvizjes, Adem Damaçin me 13 bashkëveprimtarët e tij: Hazir Shala, Ahmet Haxhiu, Azem Beqiri, Selaudin Daci, Sabit Ratkoceri, Abdyl Lahu, Xhafer Mamuxhiku, Dibran Bajraktari, Sabri Novosella, Njazi Straja, Vezir Ukaj, Enver Mehmeti dhe Selman Berisha.  Arrestimet vazhdojnë edhe më 28 qershor, por edhe në muajin korrik, gusht e më vonë. Pesa dërrmuese e pjesëtarëve por edhe e simpatizantëve të LRBSH-së ishin arrestuar gjatë asaj vere. Më 3 gusht të atij viti Milicia dhe inspektorët e UDB-së arrestojnë edhe Fazli Graiçevcin. Pas dy javë torturash intensive, në burgun e Prishtinës, regjimi i kohës ia merr jetën mizorisht, veprimtarit, mësuesit dhe poetit, Fazli Graiçevci.  10 ditë më vonë,  më 29 të atij muaji, pasi regjimi kishte mbyllur dosjen e Fazli Graiçevcit, të vulosur me vdekje, fillon gjykimi kundër grupit të parë të LRBSH-së, në krye me Adem Demaçin. Gjykimi zgjat katër ditë ndërkohë që 12 pjesëtarët e grupit dënohen pre 9 deri në 15 vjet burg të rëndë. Dënohet edhe grupi i Hilmi Rakovicës e më vonë ishin dënuar edhe disa grupe të tjera, në shumë qytete të Kosovës, si në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, etj.

Pavarësisht dënimeve të rënda, maltretimeve dhe dhunës sistematike që ishte zhvilluar kundër pjesëtarëve të grupeve, LRBSH-ja do të mbetej vertebra për veprimtarë të tjerë të mëvonshëm, të cilët thirreshin në programin e kësaj organizate dhe të cilët në asnjë çast nuk e kishin ndërprerë veprimtarinë.

Mbytja të tortura e Fazli Graiçevcit,  mbytja po ashtu, në burg, një vit më parë e Shaban Shalës, qëndrimi i palëkundur dhe tejet militant i Adem Demaçit, gjatë gjykimi por edhe në vuajtje të dënimeve, vdekja nga pasojat e dhunës fizike që kishte ushtruar UDB-ja kundër mësuesit, Ejup Uka nga Dobraja, në fillim të vitit 1965,  vdekja nga pasojat e burgut e Hilmi Rakovicës, po ashtu mësues dhe poet, në vitin 1971, pak kohë pasi ishte liruar nga vuajtja e dënimit, degdisja dhe internimet e flamurtarëve të lirisë nëpër burgjet e Republikave jugosllave, kishin krijuar një atmosferë revolucionare jo vetëm në Kosovës por kudo në trojet shqiptare nën okupimin jugosllav.

 

Më 8  qershor  të vitit 1998  ka rënë dëshmor, Haxhi Halil Hoti

8  qershor  të vitit 1999 ka rënë  Enver ShefkiMiftari

8  qershor 2001 në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka rënë dëshmor  Agim Hasip Zenuni

 

Më 9 qershor të vitit 1930 lindi Drago Siliqi, poet dhe publicist. Vdiq në njëm aksident më 13 korrik të vitit 1963.

 Më 9 qershor të vitit 1971 vdiq Sejfullah Malëshova, veprimtar i LANÇ-së, atdhetar e shkrimtar. Ka marrë pjesë në LANÇ dhe ka qenë kuadër i lartë ushtarak e poltik. Në vitin 1946 u shkarua nga të gjitha detyrat dhe u internua në Fier. Ka botuar poezi me pseudonimin, Lame Kodra.

 

 Më 10 qershor të vitit 1878 u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit

Gjatë pranverës së vitit 1878, krahas hovit që mori lëvizja e protestës kundër Traktatit të Shën-Stefanit, ngadhënjeu edhe ideja për të kundërshtuar me armë vendimet që mund të merreshin në Kongresin e Berlinit në dëm të tërësisë tokësore të shqiptarve. Në këto rrethana, kërkesa për të formuar një lidhje të përgjithshme u bë mjaft popullore. Megjithatë forcat e ndryshme atdhetare të lëvizjes kombëtare nuk e konceptonin njësoj karakterin dhe programin që duhej të kishte kjo lidhje e përgjithshme.

Qarqet atdhetare shqiptare, të përfaqësuara, në përgjithësi, nga Komiteti Kombëtar i Stambollit, që formuan grupimin ose, rrymën radikale, që synonin të themelonin një Lidhje Shqiptare, e cila duhej të mobilizonte popullsinë e vendit në emër të të drejtave kombëtare të Shqipërisë dhe ta drejtonte atë në luftë për ruajtjen e tërësisë tokësore të atdheut, duke kërkuar në të njëjtën kohë krijimin e një vilajeti autonom shqiptar ose, po ta lejonin rrethanat ndërkombëtare, të një shteti shqiptar autonom. Sipas udhëheqësve të kësaj rryme, Lidhja Shqiptare duhej përgatitur për të luftuar, në përshtatje me rrethanat që do të krijoheshin, jo vetëm kundër shteteve shoviniste fqinje, por edhe kundër Perandorisë Osmane. Një grupim ose rrymë e dytë në lëvizjen kombëtare ishte ai i të moderuarve, siç u cilësua po nga bashkëkohësit, që përfaqësohej nga personalitete të njohura atdhetare, si Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Abedin pashë Dinoja, Mahmud pashë Biçaku, Omer pashë Vrioni etj.

Ashtu si radikalët, edhe të moderuarit kërkonin që lidhja e përgjithshme të kishte karakter kombëtar. Ata e pranonin në parim edhe idenë e një vilajeti të bashkuar autonom shqiptar, të pajisur me një autonomi administrative e kulturore. Por, ndryshe nga elementët radikalë të Komitetit të Stambollit, këta nuk e shikonin vilajetin e bashkuar shqiptar si një hallkë, si një shkallë për të shkuar më tej drejt një shteti të bashkuar e të pavarur shqiptar. Përveç kësaj, të moderuarit nuk ishin gjithashtu të prirur për t’iu kundërvënë Portës së Lartë. Ata shpresonin se vilajeti shqiptar mund të krijohej me pëlqimin e vetë sulltanit, të cilin, besonin se do ta bindnin, pasi, sipas tyre, krijimi i këtij vilajeti ishte në interesin e vetë Perandorisë Osmane.

Për këtë qëllim ajo thirri në Stamboll, në fund të majit, personalitetet më të dëgjuara të jetës politike shqiptare, si Iljaz pashë Dibrën, Ali Pashë Gucinë, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Ahmet Koronicën, Zija Prishtinën, Mustafa pashë Vlorën, sheh Mustafa Tetovën, Vejsel bej Dinon dhe disa dhjetëra të tjerë, ndaj të cilëve ushtroi për disa ditë me radhë një trysni të fortë për t’i detyruar që t’i jepnin besëlidhjes karakterin e një organizate islamike ballkanike. Personalitetet shqiptare, që i rezistuan presionit të qeverisë osmane, Porta u përpoq t’i mbante në Stamboll me pretekste të ndryshme, për të penguar pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin Kombëtar. Por ata u nisën për në Prizren pa lejen e saj. Prizreni kishte marrë në ato ditë të para të qershorit një pamje festive. Përveç banorëve të përhershëm qarkullonin në qytet mijëra mysafirë të tjerë të veshur me rrobat e krahinave të tyre dhe të armatosur. Kuvendi Kombëtar u hap më 10 qershor 1878.

 Më 10 qershor të vitit  1999  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Aziz Tolaj, Remzi Xhaferi e Fatmir Kerqeli.

10 qershor 2001, në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka rënë dëshmor, Skyfter Milaim Arifi.

 

Më 11 qershor 1988 vdiq  Gegë Marubi, fotograf, atdhetar. U lind në Shkodër në vitin 1907 në familjen e fotografit të njohur Kel Marubi.

Familja Marubi historisë së fotografisë shqiptare i ka dhënë kontributinn më të madh të mundshëm. Ata kanë kalura nëpër duar mbi 15.000 foto, negativë, që shënojnë ngjarjet më të rëndësishme të kohës, personalitetet me rëndësi, pamje nga jeta shqiptare, veshjet, kostumet, dasmat dhe tërë jetën etnologjike  dhe etnografike shqiptare.

Më 11 qershor  të vitit 1998  në luftën e UÇK-së kanë rënë dëshmorë: Behajdin Myrteza Hallaqi, Bejzat Zenel Krasniqi, Hysni Hajriz Jetullahu e të tjerë.

 

11 qershor 1999 ka rënë dëshmor,  Remzi Agushi.

 

Më 12 qeshor të vitit 1920 ka rënë në mbrojtje të Vlorës, duke luftuar kundër pushtuesve italianë, kapedani popullor, Selam Musa Salaria.   U lind në fshatin Salari të Tepelenës në vitin 1860. Ishte bashkëluftëtar i Çerçiz Topullit, Bajo Topullit, Mihal Gramenos e atdhetarëve të tjerë. I edukura në frymën e  përkushtuar kombëtare, me shembullin e tij heroik kishte përsëritur aktin e daljes përballë gjyles së topit ashtu sikur mic Sokoli më 20 prill të vitit  1881.

Më 13 qershor të vitit 1878 filloi punimet Kongresi i Berlinit, ku morën pjesë gjashtë fuqitë e mëdha botërore: Gjermania, Anglia, Franca, Italia, Rusia dhe Austro-hungaria. Edhe pse përfaqësuesve të shteteve të Ballkanit u lejuan të marrin pjesë për të parashtuar kërkesat e tyre, në Kongres, Delegacioni shqiptar  që dërgoi Lidhja Shqiptare e Prizrenit  nuk u pranua të flasë as të paraqesë kërkesa.  Një muaj më vonë, më 13 korrik 1878, u nëshkrua, Traktati i Berlinit, ku u vendos që shqiptarët të mbeteshin edhe më tej nën sundimin turk, ndërsa tokat e tyre që konsideroheshin si prona të Perandorisë t’ iu jepeshin fqinjve grabitçarë, Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë. Traktati i Berlinit legjitimoi copëtimin e tokave shqiptare. Nga 110 mijë Km2 sa kishte Shqipëria e Katër vilajeteve, asaj do t i mbeteshin vetëm 28.000, vetëm një e katërta.  Edhe tani  afër 140 vjet  më pas nga ky konges famëkeq, Shqipëria ka ngelur po me atë sipërfaqe, ndërsa  Kosova si shtet i pavarur është krjuar me 10 mijë km2. Trojet shqiptare ende kanë mbetur në Greqi, Maqedoni, Serbi dhe në Mal të Zi.

Më 13 qershor të vitit 1920, u  vra në një lagje të Parisit, Esat Pashë Toptani një figurë tejet kontroverse e kombit. Atë e vrau atdhetari, deputeti i Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë, Avni Rrustemi, për shak se Esat Pasha kishte bashkëpunuar me fuqitë e mëdha për copëtimin e tokave të Shqipërisë. Esat Pasha është varrosur në varrezat e ushtarëve serbë në Paris, ku edhe vizitohet nga zyrtarë të Beogradi dhe konsiderohet si miku më i madh i serbëve.

Më 13 qershor të vitit 1998 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së:  Muhamet Imer Ukshini dhe Shkelzen Syl Syla

13 qershor 1999   kanë rënë në altarin e lirisë: Ekrem Ramë Berisha, Gani e Xhafer Balaj e të tjerë.

Më 14 qershor të vitit 1914 vdiq Hajdin Draga, atdhetar.  Lindi në Mitrovicë në vitin 1870. Mori pjesë në Lidhjen e Pejës, Ishte pranë Haxhi Zekës, Bajram Currit dhe personaliteteve me rëndësi të kohës. Në kryengritjen e vitit 1912 mori pjesë akrive me forcat e Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e atdhetarëve të tjerë të njohur. Ishte delegat në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, së bashku me Mehmet Pashë Derallën. Në vitin 1914 u vra nga forcat e Esat Pashë Toptanit.

Më 14 qershor 1998, kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Armend Tafil Kukleci dhe Blerim Selman Lokaj.

 Më 15 qershor të vitit 1389 u zhvillua beteja e Luftës së Kosovës mes forcave të krishtera të Ballkanit dhe Evropës dhe në anën tjetër  forcave të Perandorisë Osmane, në krye të së cilave ishte Sulltan Murati i Parë.  Kryetrimi shqiptar i kohës, Milush Nikollë (Danai) Kopiliqi nga fshati i Drenicës me të njëjtin emër, depërtoi te çadra e Sulltani Muratit dhe meqë ai nuk ia kishte dhënë dorën, si shenj se kërkonte jo bashkëpunim por nënshtrim, ai kishte nxjerrë  një thikë të fshehtë dhe e kishte vrarë Sulltan Muratin e Parë, në vendin që më vonë ishte  quajtur Gazimestan tetë kilometra larg Prishtinës. Ku trim me origjinë shqiptare i Mesjetës është përvetësuar nga historiografia serbe, ndërsa shqiptarët kanë ruajtur në memorien e tyre  3500 vargje këngësh  historike ku i këndohet trimërisë së tij dhe Betejes së Kosovës të vitit 1389.

Më 16 qershor të vitit  1998 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Adem Bajram Selmani, Imer Ramë  Krasniqi Mentor Gashi e të tjerë…

16 qershor të vitit 1999  kanë rënë dëshmorë: Tasim Elezaj  e Hajrush Elezaj

Më 17 qershor të vitit 1903 lindi Petraq Pepo, studiues, historian, pedagog, Mësues i Popullit. Vdiq më 15 dhjetor të vitit 1989.

Më 18 qershor 1999 ka rënë në ndjekje të forcave ushtarake e policore serbe, luftëtari i lirisë, Basri Canolli, me emrin e luftës, Shpendi.

Më 19 qershor lindi në Nju Jork të Amerikës, At Artur Evans Liolini, Kancelar i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Në veprimtarinë e tij shkencore numërohen mbi 25 studime, ligjërata e artikuj kryesisht me përmbajte fetare dhe me problemet e Kishës Autonome shqiptare të themeluar nga Fan Noli të cilën At Liolini e  kishte mbështetur fuqishëm. Shquhen studimet: Kriza në qytetërimin perëndimor, Për një Kongres shqiptaro-amerikan, Për një histori të Kishës Shqiptare  e studime të tjera.

19 qershor të vitit 1999 kanë rënë dëshmorë në ndjekje të forcave serbe Sabri e Driton Krivaqa e Agush Isufi, luftëtarë të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 19 qershor të vitit  2001 ka rënë dëshmor në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Elmi Bedri  Kamberi, nga fshati Reçak i komunës së Shtimes.

Më 20 qershor të vitit 1952  u vra Nikë Pjetër Deda, Heroi i Popullit. Ai kishte zbuluar një bandë mercenarësh. Edhe pse i mitur  vra nga diversantët  që hynin tinëz në Shqipëri për rrëzuar regjimin. Për të mbuluar krimin trupin e tij të vrarë, banditet vrastarë trupin e tij të njomë  e kishin hedhur në një humnerë.

Më 21 qershor të vitit 1943  u vra Ramiz Aranitasi, luftëtar partizan, Hero i popullit. U lind në Mallakastër më 16 mars të vitit 1923.

Më 21 qershor të vitit 1999 kanë rënë dëshmorë luftëtarë e lirisë:  Osman Adem Krasniqi dhe Sami Sami Gashi së bashku me një ushtar anglez, me rastin e shpërthimit të minave që i kishin vendosur forcat serbe gjatë ikjes në Kosova, te shkolla e fshatit Arllat, në Drenicë.

Më 22 qershor 1942  kanë rënë duke luftuar në një rrethim të forcave italiane, heronjtë e Shkodrës:  Perlat Rexhepi, partizan gjatë LANÇ-së, Heroi i Popullit. Po atë ditë kanë rënë edhe Branko Kadia, ndërsa u ekzekutua me varje Jordan Misja. 

22 qershor të vitit 1999 ka rënë dëshmor, Florim Imeri, luftëtar i UÇK-së.

 

22 qershor të vitit  2001, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka rënë dëshmorë  Beqir Sadik Beqa

Më 23 qershor të vitit 1967 ka vdekur albanologu, historiani me origjinë gjermani, miku i madh i shqiptarëve Franz Babinger.  U lind në Weiden të Bavarisë në vitin 1891. Ka shkruar veprat “Depërtim në Atdheun e shqiptarëve,  Udhëtimi i Evlija Çelebiut në Shqipëri, në librë për Skënderbeun. Vepra e tij më e njohur është: Mehmet Pushtuesi dhe koha e tij.

Më 24 qershor të vitit  1998  ka rënë Arben Xhemajl Januzaj, luftëtar i UÇK-së

25 qershor të vitit 1998 kanë rënë dëshmorët Mehmet Ramë Dizdari

 

Më 25 qershor të vitit 1936 lindi Rexhep Qosja, shkrimtar, kritik letrar, studiues dhe njëri ndër personalitetet më të rëndësishme të popullit tonë. Konsiderohet Rilindësi i fundit dhe mendja  e pena më e  ndritur shqiptare. Ka shkruar dhe ka botuar rreth 40 libra në mesin e tyre veprat letrare  artistike, kritika letrare dhe publicistikë.

26 qershor  të vitit 1998 kanë rënë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qazim Hazir Dautaj dhe Arif Shpend Dautaj

Më 27 qershor të vitit 1944 shënohet Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.  Në këtë ditë, forcat barbare mizore, fashiste të Napoleon Zervës vranë, pushkatuan dhunuan gra e fëmijë e më pas i pushkatuan mijëra shqiptarë të krahinës së Çamërisë, me qëllim për ta spastruar etnikisht një trevë të tërë shqiptare.  Gjatë atij aksioni të shëmtuar dhe barbar grekët vranë 2300 shqiptarë ndërsa 230 konsideroheshin të zhdukur. Kanë dëbuar për në Shqipëri rreth 20.000 çamë, u kishin djegur të gjitha shtëpitë dhe kishin zhdukur fshatra të tëra të shqiptarëve. Fashistët grekë nuk kishin kursyer as fëmijët as foshnjë në bark apo në gji të nënave shqiptare. Pjesa shqiptare e mbetur në Çamëri u dëbua përfundimisht në vitin 1948.  Kompozitori Prenk Jakova, tragjedisë së Çamërisë i ka kushtuar operën e parë shqiptare të titulluar “ Mrika”.

27 qershor të vitit  1998 ra dëshmor,  Naser Hajriz Lani

Më 28 qershor të vitit 1919 u mbajt Konferenca e paqes në Paris, e cila legjitimoi aneksimin e trojeve shqiptare nga Serbia, Mali i Zi Bullgaria dhe Greqia, që kishte ndodhur në Konferencën e Versajës në vit më parë.  Atë ditë në konferencë,  zërin e fuqishëm të protestës e kishte shprehur Homeri i shqiptarëve, At Gjergj Fishta i cili diplomatëve evropianë të kohës ua kishte përplasur në fytyrë të gjitha të ligat,  mizoritë, vrasjet masive të shqiptarë gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore  duke i akuzuar hapur se  ata i kishin lejuar  forcat serbe, bullgare e greke  dhe me bekimin e tyre  kishin varë e masakruar qindra mijëra shqiptarë, ndërsa kishin dëbuar për në Turqi qindra e mijëra të tjerë.

Më 29  qershor të vitit 1995 Shqipëria u pranua anëtare e Këshillit të Evropës.

Më 29 qershor 29 të vitit 1998 kanë rënë dëshmorë:  Ismet Salih Uka, Xhemajl Ahmet Mehmeti, Feriz Idriz Bibaj, Mentor Osman Dervishaj

29 qershor 2001 në radhët e Ushtrisë Çlirimtare kombëtare kanë rënë dëshmorë   Skerdilajd Bardhyl Llagami, Lefter Koxha, Pajtim Roci, dhe Ndriçim Koxhaj

Më 30 qershor  të vitit 1932 lindi Kujtim Spahivogli, aktori dhe regjisor i njohur. Vdiq në Tiranë me 7 korrik të vitit 1987. Janë të njohura shfaqjet e tij “Shtëpia në Bulevard”, “Shokët e një klase”, “Fundosja e eskadronit” e pjesë të tjera teatrale.