Ragip Feriz Ademi (12.10.1982 – 25.3.1999)

Ragip Feriz Ademi (12.10.1982 – 25.3.1999)

Dëshmori i kombit Ragip Ademi u lindur në fshatin Ahishtë (ish – Zhiti) të Besianës, më 12 tetor 1982, në një një familje me traditë përparimtare dhe atdhetare. Mësimet e para i mori në shkollën fillore “Sami Frashëri” në Ahishtë, për të vazhduar në shkollën e mesme në Besianë.
Familja Ademi nga Ahishta ishte shumanëtarëshe dhe pas ndarjes nga xhaxhallarët, Ragipi mbetet në shtëpi djali më i madh për t’u kujdesur për nënën e sëmurë dhe për vëllezërit më të vegjël, ngase prindi i tij, Ferizi, për të siguruar kafshatën e gojës për familjen ndodhej në kurbet.
Edhe pse ishte shumë i ri në moshë, Ragipi me daljen publike të UÇK – së frymëzohet dhe mezi priste për t’u bërë ushtar i UÇK –së.
Meqë xhaxhai i dëshmorit, Shabani kyçet në radhët e UÇK –së dhe me vendosjen e njësiteve të UÇK –së në fshatrat Repë dhe Fierishtë, më 20.10.1998, Ragipi vendos të radhitet në radhët e luftëtarëve të lirisë. Me buzëqeshje e dashuri u nis për në njësitin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë ditë më vonë filloi ushtrimet në fshatin Fierishtë, te komandanti Faik Durmishi.
Ishte vullneti i tij i madh dhe këmbëngulësia e tij që e shtyri strukturën e UÇK – së ta mobilizojë këtë djalosh të ri. Pas kryerjes së ushtrimeve, caktohet ushtar i njësitit në po këtë fshat. Në fillim ai u caktua që të punoi në kuzhinë si gjellëbërës ku këto punë i kryente bashkë me bashkëvendësin e tij, Safet Avdiu. Secila ditë që kalonte ai vetëm sa frymëzohej më tepër për luftë. Ai dëshironte të shkonte në vijën e frontit dhe të japë kontributin e tij për çlirimin e vendit nga okupatori shekullor.
Më 24 mars 1999 rreth orës gjashtë të mëngjesit forcat pushtuese serbe filluan të rreshtoheshin për luftë mu në pikën kufitare në Tashefc, ndërsa jo larg tyre njësiti “Ulpiana -55” formoi vijën e frontit. Ushtarët e këtij njësiti ishin të gatshëm ta mbronin me çdo çmim tokën arbërore. Dëshmori Ragip Ademi me shumë shokë, si Ibush Avdiu, Jakup Halimi etj., u shkon në ndihmë pozicioneve të UÇK – së në fshatin Tashefc në një betejë fyta-fyt ku kundër forcave armike të cilat këtë ditë nuk arritën të depërtojnë.
Ragipi më 25.3.1999 me bashkëluftëtarët e tij vendoset në pikën ushtarake te “Llazet” në Potok, për të penguar forcat serbe të kalojnë në Pollatë dhe në një betejë të ashpër bie heroikisht.
Qëllimi i armikut ishte spastrimi i terrenit, zhvendosja e popullatës dhe futja në rrethim të plotë e popullatës dhe njësiteve të Brigadës 152, shkatërrimi i tyre dhe masakrimet mbi popullatën civile.
Te vendi i rënies dhe te varri i dëshmorit Ragip Ademi është vënë një shenjë simbolike për dëshmorin e kombit, ndërsa në lapidarin në Pollatë është skalitur emri i tij bashkë me të dëshmorëve të tjerë që ranë në betejat e kësaj ane. Pas përfundimit ët luftës familja e dëshmorit është nderuar më mirënjohje nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, SHP i UÇK-së, SHP i UÇK-së të ZOLL-it, SHFD të Besianës etj. (M. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Fejzullah Sokol Graiçevci (22.1.1951 - 19.4.1999)

Fejzullah Sokol Graiçevci (22.1.1951 – 19.4.1999)

Fejzullahu ishte djali i Sokol e Vahide Graiçevcit. Lindi më 22 janar të vitit 1951, …