Brickos

Edi Rama

Rama: Hipotekat janë njëra nga pjesët më kanceroze të “tepsisë së partive të pushtetit”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se hipotekat janë një nga pjesët më të prekura të asaj që ai e quan “sistem kanceroz i Tepsisë së Partive të Pushtetit”. “Dorëheqja e të gjithë regjistruesve pa dallim përkatësishë partiake dhe shpallja e kërkesës publike për kandidatë, për pozicionin e regjistruesit në çdo bashki, është vetëm hapi fillestar në rrugën e një reforme rrënjësore për të bërë shtet në hipotekë”, tha ai.

Hapi tjetër, sipas Ramës, do të fillojë me krijimin e qeverisë së re. “Do të jetë ngritja e Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë dhe synimi është që më herët sesa vonë, brenda këtij mandati, certifikata e pronës të mundësohet automatikisht nga regjistri kombëtar digjital i pronës, jo më për javë, muaj e vite, po në pak minuta. Kryeministri mblodhi në një takim drejtuesit e Zyrave Vendore të Hipotekave. Në takimin me ta, shefi i qeverisë tha se gjithë struktura e regjistrimit të pasurive është problematike. “Jeni shumë larg realitetit dhe nevojave të njerëzve dhe kjo është një strukturë problematike”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …