Edi Rama

Rama: Pavarësia e Kosovës ka sjell stabilitet e jo sikur propagandonin kundërshtarët e saj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka folur edhe për vendin tonë dhe rëndësinë e integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Ai ka nënvizuar se është e nevojshme që ndërkombëtarët t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë faktorët në rajonin e Ballkanit, përfshirë këtu Kosovën, e cila ka nevojë të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare. Prandaj ne besojmë se anëtarësimi i Kosovës në organizmat ndërkombëtarë do t’i shërbejë stabilitetit. Shumë e kanë përdorur këtë foltore për të deklaruar se nga pavarësia e Kosovës do të lindin forca të errëta. Asgjë nga këto nuk ndodhi. Sot Ballkani perëndimor është shumë i mirë se 7 apo 10 vjet përpara. Pavarësia e Kosovës jo vetëm nuk çliroi asnjë forcë të errët, por solli stabilitet, theksoi e Shqipërisë, kryeministri i saj, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare, rekomandoi që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës

Duke miratuar një projekt-opinion gjatë një takimi të mbajtur të mërkurën në Paris, bazuar në …