leoni

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Qeveria e Kosovës do të formohet brenda 10 ditësh

I emëruari për kryeministër të ardhshëm nga koalicionin PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Qeveria e Kosovës do të formohet brenda 10 ditësh dhe atë me bazë më të gjerë, duke lënë të kuptohet se kjo do të arrihet me mbështetje  të kryetarit të AKR-së, Behxhet Pacolli. “Jemi në një mundësi të një Qeverie me bazë më të gjerë, ka disa zhvillime që vërtetë e arsyetojnë mungesën e këtyre ditëve. Ishte e paraparë shkuarja në votim me 61 vota, por tani kemi një bazë më të gjerë, ka një zhvillim nga AKR nga z. Pacolli. Mund të marrë 10 ditë diku aty pari formimi i Qeverisë”, ka thënë Haradinaj për mediet në Prizren. Ai është zotuar se do t’i përvishet punës “dhe do ta kthejë për së mbari vendin”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …