Reagim i kandidatës së PDK-së për kryetare të Pejës, Sebiha Shala, kundër një shkrimi në portalin “Indeksonline”

Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik dhe për hir të korrektësisë më duhet të reagoj ndaj një shkrimi që u publikua sot në portalin Indeksonline, dhe më pas edhe në disa portale tjera me titull; ”Fotografia që e bënë Fatmir Gashin kryetar të Pejës”. Ky lajm është krejtësisht i pavërtetë. Madje ka për qëllim të paraqes një realitet krejtësisht të kundërt të asaj që është realitet në këtë frymë të re të ndryshimeve që po kërkojnë qytetarët e Pejës.  Pa dashur të hyj në detaje se me çfarë qëllimi është bërë dhe nga kush është sponsorizuar, unë sikur që e kam thënë edhe dje i kam hyrë kësaj gare jo për të bërë koalicion me subjekte tjera politike, por për të ofruar një platformë të re qeverisëse dhe një program që do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë i është ofruar deri më tani qytetarëve të Pejës.  Kjo është edhe moto e fushatës time “Forca e Ndryshimit për Pejën”. Ndërsa sa i përket qëndrimeve të mia ndaj qeverisjes së Gazmend Muhaxherit, janë të njohura dhe nuk i kam thënë vetëm tani në fushatë. Unë e kam thënë së ai është përgjegjës për shumë dështime në Komunën e Pejës, ka pasur edhe premtime të parealizuara. E kam thënë shumë herë edhe para fushatës dhe po e përsëris, Gazmend Muhaxheri, është dëshmuar se nuk ka as vizion, as energji për të ofruar një qeverisje siç e meritojnë qytetarët e Pejës.

Sikurse edhe kandidati tjetër nga AAK, i promovuar në këtë artikull nuk e ka as forcën, as energjinë, as vizionin për t’i ofruar Pejës një qeverisje të mirë.  Madje edhe në takimin që portali referohet në artikull, pikërisht këtë ia kam bërë me dije, kryetarit në largim. Të bëhet gati të lëshojë    zyrën e kryetarit të Komunës së Pejës.

Madje edhe në takimin që portali referohet në artikull, pikërisht këtë ia kam bërë me dije, kryetarit në largim. Të bëhet gati të lëshojë    zyrën e kryetarit të Komunës së Pejës. E që nuk ka pasur asgjë të vërtetë siç përshkruhet në artikull e dëshmon edhe fakti që përgjatë gjithë ditës se djeshme në fushatën time, sikurse edhe në këtë takim, ka pasur gazetarë dhe e dinë realitetin.

E që nuk ka pasur asgjë të vërtetë siç përshkruhet në artikull e dëshmon edhe fakti që përgjatë gjithë ditës se djeshme në fushatën time, sikurse edhe në këtë takim, ka pasur gazetarë dhe e dinë realitetin

Për me tepër arsyet e këtij takimi sikurse i kam përmendur edhe në një opinion të dërguar dje medieve, i kam bërë thirrje të gjithë rivaleve politik, jo vetëm në Pejë por në gjithë Kosovën, që të kursejmë qytetarët nga përçarjet politike, gjuha nxitëse dhe e urrejtjes, me qëllim që të ndryshojmë traditën e fushatave elektorale.Të ballafaqohemi para qytetarëve me ide dhe projekte konkrete që sjellin ndryshime pozitive në të mirë të Pejës dhe Kosovës.

Sido që të jetë, kjo është fushatë dhe unë e kuptoj edhe anën tjetër dhe tendencat për të bërë përpjekje për të promovuar kandidatë/e të caktuar por e vërteta është ndryshe dhe këtë do ta dëshmojnë qytetarët e Pejës me 22 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …