Realizimi i projekteve në komunën e Malishevës drejt përfundimit

Shumica e projekteve janë drejt përfundimit të tyre, u tha në mbledhjet e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të cilën e drejtoi nënkryetari i Komunës së Malishevës, Raxhep Mazreku. Kështu kanë deklaruar drejtorët e drejtorive, gjatë raportimit të tyre, për aktivitete e javës së kaluar dhe planifikimit të aktiviteteve për javën në vijim.

Në këtë mbledhje u tha se gjatë fundjavës kanë përfunduar asfaltimet e dy rrugëve, ndërsa gjatë kësaj jave pritet të përfundojnë edhe disa rrugë tjera. Po ashtu edhe procesi i ndërtimit të shtëpive për familjet në nevojë, është duke shkuar mirë, sikur edhe procesi i vendosjes së tabelave me emrat e rrugëve.

Edhe në fushën e bujqësisë, është duke vazhduar subvencionimi i bujqve me pleh kimik, sikur edhe ndërtimi i stallave është drejt përfundimit.

Në fushën e arsimit, u bë e ditur se sot pritet të bëhet montimi i pajisjeve për kabinetet e informatikës në tri shkollat e fshatit Drenovc dhe gjatë javës të pritet të hyjnë në funksion këto kabinete, të cilat janë donacion.

Po ashtu në këtë mbledhje u bisedua edhe për përgatitjet dimërore që janë duke u bërë, siç është furnizimi i mirë me lëndë djegëse për institucionet që janë përgjegjësi e komunës, si dhe për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …