Realizohet fluturimi i parë Prishtinë – Paris

Të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, u inaugurua fluturimi i parë Prishtinë – Paris me kompaninë ajrore EasyJet. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ambasadori i Kosovës në Francë, Qendrim Gashi, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, si dhe ministri i Diasporës, Valon Murati.

“Me anë të programit stimulues qe u dedikohet kompanive ajrore, kemi arritur që brenda një kohe mjaft të shkurtër të shtojmë disa linja të reja ajrore dhe t’i forcojmë ato ekzistuese. Me formimin e këtyre lidhjeve, ne po tentojmë që t’u japim mundësi më të shumta udhëtarëve tanë, numri i të cilëve po rritet në vazhdimësi. Kjo është një linjë e rëndësishme që lidh Kosovën me njërën ndër kryeqendrat më të rëndësishme evropiane, Parisin”, ka thënë drejtori gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Kokturk.

Gjatë këtij muaji EasyJet do të fluturojë nga Prishtina për në Paris një herë në javë, të shtunave, ndërsa që nga 2 nëntori do të ketë dy fluturime në javë, të mërkurave dhe të shtunave.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …