Refik Hasani

Refik Hasani: Çfarë mundë të presim prej Kosovës dhe Shqipërisë nga zgjedhjet e 11 dhe 25 qershorit

Për Parlamentin e Republikës së Kosovës  jane caktuar zgjedhjet e parakohshme për t’u mbajtur më 11 qershor të muajit tjetër. Të pesë legjislaturat që  nga viti 2001 asgjë nuk ka ndryshuar në përmirësim të kushteve të kësaj krahine. Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës  nuk ka arritur asgjë përveç një ndihme prej një shumë simbolike prej 50 mijë euro e të cilat nuk kemi ndonjë informatë a janë ndarë  dhe shpenzuar në dedikimin e caktuar. Kurse rezoluta e miratuar nga  Parlamenti i Republikës së Kosovës për shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, me Nr. 04-R-011, të dt. 6 qershori  të vitit 2013,nuk është zbatuar përkundrazi është ulur në një  tretman më të ulët.

A do të mundë të ndryshon kjo legjislaturë diçka në të mirë e së paku të përmirësimit   që zyreja e kësaj Krahine ashtu si kemi propozuar të jetë në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë e jo në kuadër të Kuvendit Komunal, në Gjilan. Çfarë mundë të presim nga  Kosova  zyrtare nga zgjedhjet e 11 qershorit në ndërrimin e qasjes,në reciprocitet, në angazhimin ndaljes së shpërnguljes së heshtur, në ndaljen e diskriminimit. A do të kemi ndryshim në trajtim ndaj të dëbuarve, zhvendosurve dhe shpërngulurve nga tri komunat etj. Këto dhe shumë pyetje të tjera që i kemi shtruar për gati dy dekada përmes vështrimeve e të cilat shumica janë botuar. A duhet të jemi në pritje me ndonjë bazë nga  Parlamenti gjegjësisht nga tre kandidatë potencial për Kryeministër, si: Ramush Haradinaj, kandidati Avdullah Hoti dhe kandidatë  i tretë  për Kryeministër  të Kosovë .Albin Kurti. Së paku këto zgjedhje  asgjë tjetër  si para fushatës dhe gjatë gjithë fushatës dhe në paraqitje të tyre publike tema e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës nuk do të mungoj.

Për Parlamentin e Republikës së Shqipërisë  janë caktuar zgjedhjet e rregullta për t’u mbajtur më 25 qershor të muajit tjetër,kurse Presidenti është votuar në fund të muajit prill të këtij viti   e që  do të marrë zyrtarisht detyrën më datën 24 korrik 2017. SHT z.Ilir Meta, është President i 7-të i Republikës së Shqipërisë pas rënies së regjimit komunist pas viteve e ’90-të e këndej. Këtë Krahinë që përfshin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën është vizituar nga Kryeministri aktual dhe Kryetari i PS z.Edi Rama,   nga  z.Ilir Meta, në cilësinë e zëvendës-Kryeministrit dhe njëherit të Kryetarit të LSI-ës aktualisht është Kryetari i Paralamenti dhe  Presidenti i Republikës si që e cekëm më datën 24 korrik 2017,e merrë detyrën zyrtarisht. Së fundi është vizituar si nga SHT z.Bujan Nishani, e cilësuar si një vizitë historike në ditën Kombëtare të Mësuesit  në Bujanoc dhe Preshevë.   Si nga Prishtina ashtu edhe nga Tirana zyrtare nuk do të duhej të mungonte përkujdesja institucionale duke përfshirë dy Presidencat,dy Kryeministrit dhe dy Kryeparlamentarët  dhe Komisione e instanca tjera

 Përfundimisht ndaj kësaj krahinë Tirana zyrtare do të duhej në bashkërendim me Prishtinën zyrtar duke ndërtuar një platformë a strategji që t’i praqesin e artikulojnë kërkesat e neve shqiptarëve nga kjo pjesë në të gjitha instancat dhe mekanzimat e BE-së dhe OKB-ës. Dy Qeverië dhe dy Parlamentet të gjejnë zgjidhje për  çështja e Abetares,librave e literaturës. Kërkohet që shumë më shumë të angazhohen, si në realizimin dhe konkretizimin e Referendumit të datës 1 e 2 mars të vitit 1992,për jetësimin e vlerave të luftës së armatosur të UÇPMB-ës dhe e Marrëveshje së Konçulit. Funksionimi i një zyre ndërlidhëse të funksionoj  në kuadër të Parlamentit apo Qeverisë në Prishtinë e Tiran. Presidenca e Shqipërisë dhe Kosovës në harmozim të ngushtë  me   qeverinë dhe Parlamentin do të duhej  të mendojnë për mbajtjen e një Konference të donatorëve dhe formimin e një Komisioni mikst Parlamentar të dy shteteve shqiptare.  Nuk është ngritur çështja e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës nga Shqipëria në instanca e mekanizma të BE së dhe OKB-ës. Shqiptarët jan të diskriminuar në çdo segment  të jetës dhe çështja e tyre nuk është zgjidhur prandaj këto dy legjislatura e 11 qershorit dhe 25 qershorit me të drejtë ngrehim çfarë mundë të presim nga Shqipëria dhe Kosova  zyrtare që do të duhej  të ndihmojnë dhe reflektojnë. Është momenti i fundit  ta ngrihet zëri, të shtrohet,të mbrohen dhe përfaqësohen edhe interesat e shqiptarëve nga kjo hapësirë etnike shqiptare  pasi  çështja e tri komunave kërkon një zgjidhje.

22  Maj  2017

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …