Kosove - gjermani

Republika e Kosovës dhe Republika e Gjermanisë nënshkruajnë sot marrëveshje për menaxhimin e mbeturinave

Sot në ndërtesën e Qeverisë do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të dy Marrëveshjeve Grant për projektet “Programi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta”, në vlerë prej 4 milionë euro dhe ”Shërbime Profesionale të Pranuesit në Kuadrin e Programit II të Menaxhimit të Mbeturinave”, në vlerë prej 1.466 milionë euro, ndërmjet Qeverisë së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, e përfaqësuar nga Banka Zhvillimore Gjermane. Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtori i Departamentit të Infrastrukturës Komunale për Evropën Juglindore dhe Turqi në KfW Kirk Mildner. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe zëvendësambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Jan Axel Voss. Pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë prononcim për media në të cilen do të jepen detaje të hollësishme për marrëveshjet.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Rozeta Hajdari, akuzohet nga Prokurorinë Speciale për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sipas ftesës zyrtare, ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta …