Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, thotë se politika qëndron prapa keqpërdorimeve në inspektoratin e Policisë, por edhe në sistemin e drejtësisë. Ai ka thënë se në të dy këto institucione është krijuar një situatë e rrezikshme. Ekzistojnë parti politike që në vazhdimësi janë munduar ta ushtrojnë ndikimin e tyre të paligjshëm në institucione shtetërore, dhe kemi edhe politizimin e dy shtyllave kryesore, drejtësinë dhe policinë. Për fat të keq përpos problemeve brenda prapa tyre ekziston edhe një mbështetje politike ndaj të cilës këta njerëz brenda ndihen borxhlinj, sepse ata mendojnë se u kanë borxh pasi i kanë futur në këto pozita, ka thënë deputeti Rexhep Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave
Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …