muqa 900
vipa
driloni com
vala – old
Fillimi / Zgjedhjet vendore 2017 / Rinia e PDK-së në Prishtinë: Ahmeti nuk kalon kësajde, ndërsa qytetarët e Lagjes Arbëria nuk fluturojnë por ecin çdo ditë në këto shkallë të shkatërruara
Rinia e PDK-së në Prishtinë: Ahmeti nuk kalon mbi këto shkallë ndërsa qytetarët e Lagjes Arbëria nuk fluturojnë por ecin çdo ditë në këto shkallë të shkatërruara

Rinia e PDK-së në Prishtinë: Ahmeti nuk kalon kësajde, ndërsa qytetarët e Lagjes Arbëria nuk fluturojnë por ecin çdo ditë në këto shkallë të shkatërruara

Të rinjtë e PDK-së në Prishtinë sot zhvilluan aktivitet demonstrativ, tek shkallët e lagjes “Arbëria” në Prishtinë. Shkas për këtë aktivitet ishte ajo se qytetarëve të kësaj lagjeje u duhet çdo ditë të kalojnë nëpër shkallët e shkatërruara në këtë lagje.  Leutrim Retkoceri, përfaqësues i RDK-së dhe kandidat për asamble në Prishtinë, tha se këto shkallë në këtë gjendje përbëjnë problem më së shumti për të moshuarit, fëmijët dhe personat me nevoja të veçanta.

“Shkatërrimi i shkallëve përbën problem për të gjithë banorët e Lagjes Arbëria ne veçanti për personat e moshuar, fëmijët për personat me afti të kufizuara ku për këta të fundit nuk ka as shtigje për karroca. Si shkas i kësaj gjendje ne kemi vendosur pankarta për t’i përkujtuar ish kryetarit Shpend Ahmetit se ai e as fëmijët e tij nuk kalojnë mbi këto shkallë ndërsa qytetarët e Lagjes Arbëria nuk fluturojnë, qytetarët ecin çdo ditë në këto shkallë të shkatërruara”, tha Retkoceri.  Ai tha se për katër vite të qeverisjes, kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti as që është lodhur të merret me problemin e shkallëve në lagjen “Arbëria”, sikurse që nuk është lodhur me asnjë problem tjetër të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati i PDK-së për kryetar të Kaçanikut, Besim Ilazi, beson se fitorja e tij në balotazh do të jetë bindëse

Kandidati i PDK-së për kryetar të Kaçanikut, Besim Ilazi, beson se fitorja e tij në balotazh do të jetë bindëse

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, beson ...