Brickos

RKL

RKL: Askush nuk ka të drejtë të mbrojë puçistët në Turqi në emër të gazetarëve të Kosovës

Thirrja publike e jugo-gazetarit, Berat Buzhala, drejtuar shqiptarëve në Turqi,  për t’u radhitur në përpjekjet për grusht shtet, ka trazuar egot e sëmura të  disa gazetarëve të tjerë, të cilët kanë përkrahur Buzhalën, por në emër të gazetarëve të Kosovës. Askush në Kosovë nuk ka të drejtë të flasë në emër  të “armatës së gazetarëve” aq më pak ai që quhet “Asociacion i Gazetarëve Profesionistë”, të cilin e përbëjnë një staf gazetarësh me prejardhje jugo-ideologjike, me qëndrim përbuzës kundër vlerave të luftës së UÇK-së. Gazetarët në Kosovë dinë të shkruajnë, të lexojnë dhe të reagojnë vetë. Deri tani në mbështetje të horr gazetarit, Buzhala,  janë rreshtuar Grupi Koha, Arbana Xharra, Zekirja Shabani, si dhe ndonjë pishpirik i fejsbukut dhe ata që kanë urrejtje gjenetike antislame, njëjtë sikur sivëllezërit e tyre në Beograd dhe në Athinë.  Ka ikur përgjithmonë koha kur gazetarët duhet ta pyesnin “Komitetin” për të marrë qëndrim. Bijtë e bijat e udhëheqësve të “komiteteve”, të ambasadorëve të Titos, të inspektorëve të UDB-së, të shërbimeve sekrete serbe nuk e përfaqësojnë gazetarinë liridashëse të Kosovës, të paktën nuk i përfaqësojnë  ata gazetarë që me pushkë e penë kanë luftuar për çlirimin e vendit, derisa këtyre përkrahësve të puçeve, iu kishte rrëshqitur nën këmbë toka e Atdheut të përgjakur e të përflakur në luftë për çlirimin e Kosovës.

Buzhala dhe buzhalistët luajnë në vallen serbe, “Igraj kolo okola od Beça do Stambolla”

Fushata e çmendur e një segmenti të gazetarëve dhe disa “intelektualëve” në Kosovë, kundër UÇK-së, kundër islamit, duke e identifikuar me ISIS-in  në përgjithësi e në veçanti kundër Turqisë, nuk është vetëm thjesht fushatë llaskucësh që shkruajnë e botojnë vetëm për përfitime materiale. Ana e errët e kësaj fushate ka të bëjë me gazetarë të infiltruar të Serbisë, shqip-shkrues e folës, të cilët kryesisht kanë ose lidhje gjaku përmes martesash me serbë, ose lidhje politike përmes postesh, që kanë mbajtur baballarët e gjyshërit e tyre, me krerët e RSFJ-së, ose thjesht kanë përcaktim laraman fetar ortodoks, të cilin për një arsye apo tjetër,  nuk e zbulojnë.

Një gazetar shqipfolës  nga Kosova,  pranon  se për çdo muaj shkon në Beograd dhe bën vizitë te varri i Josip Broz Titos. Titisti, Azem Vllasi është incizuar duke kënduar “oj Llazare” në një pivnicë të Beogradit ku shkon e çmallet javë për javë. Biznismeni, Bato Haxhiu nuk ndalet madje as në kontrollimin rutinor për në Serbi, sepse Baton e njohin të gjithë, ashtu sikur edhe lidhjet e pandërprera me Stanishiqin. Ai ka arritur ta bind edhe Edi Ramën se krundet që i prodhon Serbia janë më të mira për konsumim nga shqiptarët  se mielli i Kosovës dhe i Shqipërisë. Kryemafiozi i jugo-gazetarisë, Veton Surroi përkthen dhe promovon librat e veta kundër UÇK-së e kundër Hashim Thaçit në “Sava Centar” të Beogradit, apo në Francuska 7, krejt një. Drejtoria e Aeroportit të Prishtinës pranon që vetëm librat e Surroit dhe botimet Koha të shiten në ambientet e Aeroportit.  Kajtazi i të ashtuquajturit, Insajder, boton dosje të shërbimit sekret serb, të Ministrisë së Drejtësisë së kohës së Milosheviqit kundër çlirimtarëve të Kosovës, duke ndihmuar në përgatitjen e dosjeve për Gjykatën Speciale kundër UÇK-së. Halil Matoshi fryn bulçitë kundër puçistëve që nuk arritën ta marrin pushtetin në Turqi. Ai i qan hallin Serbisë se ka humbur shumë toka,  veçmas Kosovën, e cila ishte zemra e saj. Ka edhe shumë pishpirikë të tjerë, përdorues droge, që mburrem me sharje e fyerje kundër myslimanëve.

Buzhala kritikon satirizon dhe përbuz komandantët e UÇK-së, por vetëm dyve prej tyre  nuk ua ka përmendur emrat kurrë. Si bir i babait bashkëpunëtor i Milosheviqit, ai ka luajtur dhe luan në vallen e njohur serbe, “Igraj kolo okola od Beca do Stambolla”, ( luaje vallen rrotullo nga Vjena në Stamboll) , ose atë këngën tjetër të çetnikut Sheshel, “Ko to kazhe ko to lazhe da je Serbia mala” ( Kush po flet e kush me rren që Serbia është e vogël).  Ai e do Stambollin si pjesë të Serbisë, andaj edhe nga Prishtina fton shqiptarët për luftë kundër Turqisë. Më vonë thotë se ka bërë shaka, ka ironizuar. Realisht nuk kemi të bëjmë me kurrfarë ironie, por me një fakt  të kthimit në shumë segmente të institucioneve, të mbetjeve titiste-milosheviqiane  deri në krye të Qeverisë, në krye të Policisë, në krye të prokurorive e gjykatave dhe në krye të medieve që i financon nëntoka e Beogradit, pse jo edhe ajo e Gylenit,  apo e Vatikanit.

Kjo është Kosova sot dhe në këtë vorbull përpjekjesh për ta thelluar anarkinë Beogradi i ka duart  përvjelur  deri në bërryl. Duke pasur mbështetjen e këtyre segmenteve që kanë uzurpuar pushtetin, Serbia ditë për ditë po futet thellë e më thellë në Kosovë. Jo rastësisht Beogradi i kërkon negociatores, Tahiri, që të angazhohet dhe të vë Serbinë në Kushtetutën e Kosovës.

Sa për veriun ajo mund të çirret ashtu sikur është çjerrë që pesë vjet se do  t’i zhbëjë strukturat paralele, se do ta rrënojë kufirin mbi lumin Ibër, se do ta kthejë sovranitetin në Veri, por realiteti është ndryshe nga fjalët e Nastradinit, sepse përditë dëgjohet pallja e gomarit. Edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka festuar ditën kur Kosova, sipas tij, para pesë vitesh   paska kthyer sovranitetin në Veri, pavarësisht se atij dhe asnjë qeveritari, në atë pjesë nuk i ka shkelur kurrë këmba, të paktën jo zyrtarisht, sa për vajtje ardhje ilegale nuk dihet. Por dihet se atje bën plane Vuçiqi, Daçiqi, Çepurini rus,  i cili hyn e del pa e lajmëruar Thaçin të paktën sa për mirësjellje.

Në vallen serbe janë hedhur për të luajtur shumë nga mbetjet afër 100-vjeçare. Mjerisht ky realitet, jo vetëm që nuk na bën nder, por na rrezikon të ardhmen dhe lë hapur mundësinë e një kacafytjeje të re, sidomos tani kur Rusia po përpiqet të marrë kontrollin në vendet e Ballkanit. Serbia ka qenë shteti xhandar i Evropës prej vitit 1912 deri  në vitin 1999, ndërsa tani Serbia pretendon të bëhet sërish xhandar, por kësaj radhe i BE-së dhe i Rusisë. Nuk janë pak në numër ata shqiptarë trutharë që ia kishin  zgjatur duart Serbisë qysh në vitin 1912, ndoshta edhe më herët. Soji i tillë po riciklohet dhe po del në sipërfaqe, ndoshta për të dhënë ngërçet e fundit, para vdekjes. Duket të bëjmë çmos që këtë farë të ligë e të keqe të egjrës ta ndajmë nga gruri. Për hir të gjakut të derdhur për çlirimin e Kosovës, duhet të bëjmë çmos që jugo-mbetjeve t’ ua kufizojmë veprimet, që shkojnë në dëm të interesit të vendit. Po tekefundit kush është nja gazetar gagaritës, një njeri i kompleksuar për  veshët e gjatë dhe trupin shkurtabiq, që i jep vetes të drejtë të ftojë shqiptarët për luftë, sepse ai dhe një soj si ai, sheh më shumë rrezik nga Erdogani sesa nga Sllobodani dhe politika e tij, së cilës i ka shërbyer familjarisht. Janë të mjerë dhe pa asnjë pikë identiteti  ata që i bashkohen një mostre dhe mostrave të tilla antikombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …