RKL

RKL: Fitorja e Partisë Socialiste me Edi Ramën në krye është fitore për të gjithë shqiptarët

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri, kryetari i Partisë Socialiste, aktualisht edhe kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, kishte paraqitur një projekt-program realist, me të cilin e bindi elektoratin shumicë të vendit, duke u treguar shumë i sinqertë, duke kërkuar votën, në radhë të parë  për Shqipërinë dhe shqiptarët përgjithësisht, duke prezantuar të gjitha të arriturat e qeverisjes së kabinetit të tij afër katër-vjeçar, duke numëruar një nga një të arriturat, por edhe pengesat e lëshimet gjatë qeverisjes së tij.

Rama, “manifestin” e tij për fitore e kishte analizuar në çdo pikë, duke iu bërë thirrje votuesve shqiptarë që t ia japin edhe një shans që ai me kabinetin e tij të ardhshëm të realizojë premtimet, ashtu sikur se i kishte realizuar shumicën prej tyre, pavarësisht mohimeve, përçmimeve dhe gjuhës shumë të vrazhdë të kundërshtarëve politikë, gjuhë kjo të cilën ka filluar ta ndëshkojë gjithnjë e më tepër elektorati shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni.

Kjo gjuhë i kushtoi veçmas Lulzim Bashës, dhe “sejmenëve” të tij, të cilët tani duhet të binden definitivisht se elektorati nuk fitohet duke sharë e duke fyer kundërshtarin, e në anën tjetër duke gënjyer e duke mashtruar atë me premtime koti. Nuk fitohet elektorati duke pretenduar që përmes disa “analistëve” mediatikë  të blerë, sa e sa herë prostituuar,  si,  soji i Fejziut, Lubonjës, Shkullakut dhe ndonjë të retarduari si Bato Haxhiu, apo pizevengut Berat Buzhala, të bëhet   përpjekje për ta “kryqëzuar” Edi Ramën, i cili është kalorës i fjalës dhe i diskursit komunikues, meqë ka kapacitete intelektuale e politike, që tejkalojnë shumëfish mendjet e ngarkuara me urrejtje e babëzi të këtij soji të parazitëve që janë pasuruar në kurriz të klaneve, duke përçuar mendësisë e tyre boshe e mjerane.

Shkëlqimi i Edi Ramës në debate, qoftë edhe para 10 “analistëve” të bërë bashkë, batutat shumë të goditura, aftësia për ta kthyer çdo situatë në favor të vetin, sidomos përballë kritikëve kretenë e pizevengë, ka bërë që ai gjatë tërë kohës së fushatës të manifestojë politikanin e pjekur, intelektualin e nivelit të lartë, qeveritarin e zhdërvjellët dhe shumë të informuar  për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet vendi.

Nuk besoj se Rama u soll me dinakëri kundër Lulzim Bashës me rastin e marrëveshjes për shtyrjen e zgjedhjeve më 26 qershorit,  duke i dhënë kohë Bashës dhe demokratëve për ta rimarrë veten pas qëndrimit tre muaj në çadër… Sinqeritetin e tij e mirëpritën demokratët dhe e mirëkuptuan socialistët. Kjo besoj se solli fitoren, Ramës dhe Partisë Socialiste, sepse shqiptarët as janë manipuluar as mund të manipulohen nga mendjet e errëta të atyre që tërë ditën debatojnë duke fyer e gënjyer duke përgatitur kurthe mediatike, duke u shërbyer me fjalë e prapaskena rrugësh, duke u munduar të na binin  se Rama fitoi për shkak se fshehtas paska lidhur pakt me Bashën për ndarje të pushtetit sikur thotë në pusht nga Prishtinë, apo sikur dërdëllis një Zhejëzhel dhe të tjerë si ai.

Fitorja e Edi Ramës, pa dyshim se është fitore për të gjithë shqiptarët, sepse një qeveri stabile dhe e fortë në Shqipëri, është garanci edhe për shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Kosovën Lindore. Kjo fitore bindëse, e pavarur nga “tepsitë e kusitë”, i lë atij duart e lira për ta  themeluar kabinetin qeveritar dhe për ta udhëhequr me sukses, larg shantazheve  të mercenarizmit të Ilir Metës, apo të sojit të tjerë  të mercenarëve, parazitë që rrojnë duke bërë   pazare dhe duke u pasuruar mbi kurriz të popullit, me votën të cilën sapo e marrin e përvetësojnë dhe e lakojnë në të gjitha rasat për të mirën e vet dhe të klanit, të cilit i takojnë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Periudha e rezistencës së vitit 1981 kërkon qasje, qëndrim dhe emërtim të saktë historik e shkencor

Ahmet Qeriqi: Marsi, Prilli e Maji i vitit 1981 vendosen themelet e Republikës së Kosovës

Demonstratat gjithëpopullore të Marsit dhe Prillit të viti 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive …