Sulmet e NATO-s

RKL: Qarqet kundërshtare të bombardimit të Serbisë nga NATO-ja kurdisën afera kundër UÇK-së për trafik të organeve I

(Askush nuk urrehet më shumë sesa ai që vazhdimisht e thotë të vërtetën ( Platoni )

Tani, 18-vjet pa luftës, qarqet antishqiptare në Beograd, BE dhe në Këshillin e Evropës, po bëjnë përpjekje që me ndihmën e klasës pacifiste shqiptare të Kosovës, për qëllime humane ndaj Serbisë, (shteti i vetëm pas Luftës së Dytë Botërore i bombarduar nga Aleanca më e madhe ushtarake e botës),  t’ia plotësojë kërkesat e Beogradit për shpalljen e UÇK-së organizatë terroriste, me qëllim që ajo të barazohet me luftën e regjimit të Milosheviqit.

Ky barazim i panatyrshëm, antinjerëzor, në rastin tonë edhe antishqiptar, është përpjekje për barazim të  viktimës me xhelatin.

Përpjekjet krejtësisht demagogjike, të shumicës së politikanëve tanë se gjoja nuk po dënohet lufta e UÇK-së por individët e saj, janë tepër të tejdukshme dhe është fatkeqësi e ligësi e pafalshme  që edhe katër veta nga mesi i krerëve të luftës së UÇK-së propagandojnë mendësinë e tillë.

Fakti numër një që demanton këtë demagogji është shpallja fajtor dhe dënimi i Komandantit të SHP të UÇK-së, Sylejman Selimi, shpallja fajtor dhe dënimi i Komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, por i liruar nga Gjykata Supreme më 3 korrik 2017, përpjekja me çdo kusht madje me disa gjykime të njëpasnjëshme për shpalljen fajtor të Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, e njërit ndër komandantët e Zonës Operative të Pashtrikut, Fatmir Limaj, shpallja fajtor dhe dënimi me burg i komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi e të tjerë, nuk janë individë të UÇK-së, por janë kreu komandues, janë alfa dhe omega e saj. Dhe këto e qindra dënime të tjera nuk kanë mjaftuar por është themelura  një Gjykatë e tipit fashist, si ato gjykatat e inkuizicionit në mesjetë dhe ato të Gebelsit në Gjermaninë naziste të Adolf Hitlerit  që dënonin e ndëshkonin vetëm hebrenj dhe vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike e fetare.

Kjo është e vërteta lakuriq, jo sepse po e themi ne, por sepse kështu e dokumentojnë faktet, argumentet.  Mirëpo nuk mjafton vetëm e drejta dhe e vërteta. Për t’ i mbrojtur këto dy vlera të qytetërimit duhen njerëz të dëshmuar kombëtarisht dhe të ngritur politikisht. E vërteta dhe e drejta, nuk mbrohen vetëm me fjalë e me deklarata politike. Ato duhet të mbështeten në fakte, në të gjitha faktet, të cilat në rastin tonë janë me mijëra.

Afera për “trafikim të organeve të serbëve nga UÇK-ja ” u shpik shtatë vjet pas luftës

Afera e trafikimit të organeve nga UÇK-ja ishte nismë mediatike e Serbisë përmes gazetarëve spiunë dhe kolaboracionistë të Kosovës. Është i njohur fakti se gjatë luftës, në vitet e para të pas luftës e deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, nuk ishte shpikur gënjeshtra e trafikimit të organeve. Po të kishte ekzistuar qoftë edhe një rast i tillë, do të kishte qenë e pamundur të mos kishte ditur CIA, KGB-ja UDB-ja dhe shërbimet e tjera inteligjente, vazhdimisht të pranishme  në Kosovë.

Trafikimi nuk përmendet as në dosjet e Ministrisë së Drejtësisë  së Serbisë së Kohës së Milosheviqit, kundër 156 pjesëtarëve të UÇK-së, nuk përmendet as në dosjet shpifarake të LDK-së të viteve 1999 2002, nuk përmendet nga asnjë organizatë antishqiptare e Serbisë, Rusisë,  Kinës apo e ndonjë shteti tjetër.

Po ka një element reflektues në këtë drejtim. Vetëm dy tre muaj pas mbarimit të luftës në Kosovë, publicisti Veton Surroi, ishte i pari që luftëtarët e UÇK-së i etiketoi si revanshistë fashistë, sepse në rrethana ende të panjohura, u vranë 14 serbë, në Grackë të Lypjanit, tetë prej tyre policë të MUP-it. Shumë vjet më vonë disa gazetarë nga Shqipëria dhe Kosova, në bashkëpunim me një gazetar të huaj afishuan një lajmin paragjykues të trafikimit.

A nuk mjafton fakti se “afera për trafikim të organeve” u shpik shtatë vjet pas luftës, fillimisht nga gazetarë të paguar e pastaj nga Carla del Ponte.

A thua për shtatë vjet qindra shërbime inteligjente paskan bërë gjumë, që nuk sollën asnjë të dhënë në këtë drejtim?

Pse, vetë regjimi i Serbisë nuk ka pasur të dhëna, dhe nuk i ka publikuar ato  kur dëshmon publikisht se ka pasur njerëzit e vetë madje edhe në Komandën e SHP të UÇK-së, një fakt që s’ mund të përjashtohet.

Pse ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të aferës për trafikim të organeve nga UÇK-ja, paralajmëroi se do t’ i publikojë emrat e atyre individëve që kanë shpikur këtë gënjeshtër dhe asnjëherë deri sot nuk mori guximin e luftëtarit të lirisë, guximin e kryeministrit të Kosovës, të kryetarit të PDK-së për ta mbajtur fjalën dhe për të denoncuar denoncuesit?

A ishte afera e “Medikusit” (më 5 11.  2008), mbi të cilin u ndërtua paragjykimi për mundësinë e trafikimit  të organeve të serbëve gjatë luftës së UÇK-së, edhe pse kjo aferë ndodhi nëntë vjet pas luftës?.

Këto dhe sa e sa fakte të tjera dëshmojnë më së miri se afera e trafikimit të organeve u sajua në Beograd, disa vjet pas luftës, kur regjimi i Serbisë nuk po arrinte të zbulonte të gjitha varrezat masive  të shqiptarëve dhe kur ishin hedhur dyshime të bazuara se mijëra trupa të shqiptarëve të zënë rob gjatë luftës ishin djegur nëpër shkritore të këtij shteti kriminal, pasi paraprakisht u kishin marrë organet në spitalet e specializuara të Serbisë. Kjo aferë anti UÇK pati dhe ka përkrahës në Kosovë, madje edhe në Shqipëri. Djegien e kufomave të shqiptarëve në Maçkaticë e kanë denoncuar edhe gazetarë e dëshmitarë serbë, por autoritetet në Kosovë e kanë heshtur dhe e heshtin. Atë e heshtin me mjeshtri edhe jugo-mediet shqipshkruese në Kosovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …