Sot bëhen 19 vjet nga fillimi i luftës së armatosurë në Maqedoni në mes UÇK-së dhe sllavo-maqedonëve

RKL: Si filloi të marrë përmasa të një fushate gënjeshtra e shpifur për trafikim të organeve të serbëve nga UÇK-ja III

Afera e trafikimit të organeve nga UÇK-ja ishte nismë mediatike e Serbisë në bashkëpunim me gazetarë e përkthyes spiunë dhe kolaboracionistë shqipfolës

Është i njohur fakti se gjatë luftës, në vitet e para të pas luftës e deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, nuk ishte shpikur gënjeshtra e trafikimit të organeve. Po të kishte ekzistuar qoftë edhe një rast i tillë, do të kishte qenë e pamundur të mos kishte ditur CIA, KGB-ja UDB-ja dhe shërbimet e tjera inteligjente në Kosovë.

 Trafikimi nuk përmendet askund, as në dosjet e Ministrisë së Drejtësisë  së Serbisë së Kohës së Milosheviqit, kundër 156 pjesëtarëve të UÇK-së, nuk përmendet as në dosjet shpifarake të LDK-së të vitit 1999 2002, nuk përmendet nga asnjë organizatë antishqiptare e Serbisë, Rusisë,  Kinës apo e ndonjë shteti.  Po ka një element reflektues në këtë drejtim.

 Vetëm dy tre muaj pas mbarimit të luftës në Kosovë, publicisti,  Veton Surroi, ishte i pari që luftëtarët e UÇK-së i etiketoi si revanshistë fashistë, sepse në rrethana ende të panjohura u vranë 14 serbë në Grackë të Lypjanit, tetë prej tyre policë të MUP-it.  Më vonë me këtë shpikje u morën  disa gazetarë nga Shqipëria dhe Kosova, në bashkëpunim me një gazetar të huaj. Pastaj gazetarët shqipfolës:  Vladimir Karai, Altin Axhami,në bashkëpunim me gazetarë të huaj vazhduan të interesohen në këtë drejim. Pak më vonë pasi u paguan me para të majme, në këtë nismë antishqiptare u angazhuan   edhe përkthyes dhe agjentë të të huajve  nga Shqipëria që punonin në sektorët e UNMIK-ut në bashkëpunim me ata që kishin kurdisur këtë shpifje. Krejt kjo u akordua dhe Beogradi gjeti njeriun e vet të përshtatshëm me origjinë serbe, Dik Martin, kundërshtarin e bombardimit të Serbisë së Milosheviqit dhe pasi  tubuan të gjitha gënjeshtërtat tok, së bashku me Karla del Ponten e cila i kishte zhdukur rreth 1000 dokumente që fajësonin Serbinë për krimet në Bosnje, Kroaci e në Kosovë, publikuan për opinion rezultatet  e paragjykuara të fushatës.

Dy gazetare britanikë të gazetës “The Guardian”, kanë mbërritur në fshatin Gurrë  të Matit, atje ku ish kryeprokurorja e Hagës Del Ponte pretendon se është kryer trafik organesh të ushtarëve serbë në kohën e luftës me Kosovën. Gazetari i “The Guardian” Paul Lewis udhëtoi në shtëpinë që është në qendër të dyshimeve ende të pavërtetuara të trafikut të organeve gjatë luftës në Kosovës. “7 anëtarët e familjes Katuçi ndodhen të ulur në dhomën e pritjes me duar në gjunjë teksa shiu bie në dritaret e dhomës dhe i pëgjigjen pyetjeve të gazetarit britanik, për sikur thuhej masakrën  http://www.albeu.com/shqiperi/trafiku-i-organeve-gazetaret-e-the-guardian-ne-mat/7263/

Rrjeti britanik BBC, në një shkrim të gazetarit Nick Thorpe, thotë se Dik Marti ka siguruar prova të forta për trafikun e organeve

Në shkrim ai pyet se nga mund të jenë siguruar këto prova, pasi ka qenë shumë e vështirë të hetohet kjo çështje, siç pranon edhe vetë Marti. Sipas gazetarit të BBC, Marti e ka shtyrë këtë raport deri sa e ka plotësuar atë me prova të pakundërshtueshme.

Por ku mund të jenë siguruar ato? Sipas gazetarit, për shkak se aktiviteti zhvillohej në Shqipëri, mundet që provat të jenë siguruar nga autoritetet shqiptare,

Lidhur me këtë supozim, ish-kreu Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, është shprehur se Lulzim Basha ka gabuar me angazhimin për vërtetimin e akuzave të serbëve, për transplant organesh nga ana e ushtarëve të UÇK. “Lulzim Basha ka gabuar, ose mund të ketë bërë detyrën e kundërt. Ai komision ka nxjerrë përfundim se nuk ka ndodhur asnjëherë transplant organesh në Shqipëri, në fshatin periferik të Burrelit dhe askund tjetër. Unë nuk e di cili është kontributi i Bashës në këto grupe faktmbledhëse, ka qenë përkthyes, ka pretenduar se ka apo s’ka krime të tilla.

Ai duhej ta kishte thënë diçka publikisht për të gjithë opinionin publik shqiptar në të dy anët e kufirit dhe ta kishte mbyllur, të ishte deklaruar njëherë. Por deri më tani asnjë fjalë nuk ka thënë me gjithë akuzat që janë hedhur ndaj tij, është shmangur. Kjo nuk më pëlqen. Sidomos sot që është personazh shumë i rëndësishëm i politikës shqiptare dhe është normale të bëhet një deklaratë nga ana e tij, ku të shpjegojë pozicionin e tij në ato grupe, me se është marrë dhe ku ka kontribuar realisht. Të gjitha akuzat për UÇK dhe shqiptarët kanë qenë më shumë hamendje, se sa fakte”, ka pohuar Klosi.

Peruani me dosje kriminale, Jose Pablo Baraybar, ish-shef për të zhdukurit në UNMIK që  kishte bashkëpunuar ngushtë me asokohe përkthyesin, Lulzim Bash kishte deklaruar asokohe  se “Problemi i madh ishte se UNMIK-u nuk ka juridiksion mbi Shqipërinë. Pra, nuk kishim mundësi për të bërë një kërkesë zyrtare. Në një përpjekje për të verifikuar disa të dhëna në dosje, e kam kaluar kufirin si një turist në një makinë të pashënuar. Përkthyesi im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë.

Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve nuk është asgjë. Tani unë po them çfarë ka thënë ai. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen. Së bashku me Lulëzim Bashën u jemi prezantuar njerëzve si inxhinierë për të ndërtuar një rrugë. Gjatë bisedave kemi bërë dhe pyetje në lidhje me kampet e UÇK-së. Qëllimi ynë kryesor ishte varreza në Bicaj, në jug të Kukësit, ku sipas dosjes që ne kishim ishin trupat e serbëve të Kosovës. Dick Marty flet gjithashtu për këtë. Ne e kemi pasur identifikuar. Ne kishim të dhëna, por nuk e kishim të mundur të shkonim në Bicaj”. (Portali Skandal)

Sipas BBC, Shërbimi Informativ Shtetëror mund t’i këtë dhënë prova Martit, pasi në atë kohë ai ishte i implikuar në këtë trafik. Nuk përjashtohet mundësia, shkruan BBC, që edhe vetë qeveria shqiptare të ketë bashkëpunuar, pasi po kërkon të gjejë aleatë në Europë, për shkak se kërkon integrimin e vendit në BE.

Dy gazetare britanikë të gazetës “The Guardian”, kanë mbërritur në fshatin Gurrë të Matit, atje ku ish kryeprokurorja e Hagës Del Ponte pretendon se është kryer trafik organesh të ushtarëve serbë në kohën e luftës me Kosovën.

Gazetari i “The Guardian” Paul Lewis udhëtoi në shtëpinë që është në qendër të dyshimeve ende të pavërtetuara të trafikut të organeve gjatë luftës në Kosovës. “7 anëtarët e familjes Katuçi ndodhen të ulur në dhomën e pritjes me duar në gjunj teksa shiu bie në dritaret e dhomës dhe i përgjigjen pyetjeve të gazetarit britanik për një prej masakrave më të mëdha gjatë luftës në Kosovë.

Në shtëpinë e familjes Katuçi në veri të Shqipërisë besohet se ushtarët e UÇK kanë sjellë qindra ushtarë serbë për ti hequr organet, të cilat më pas trafikoheshin.

“Nuk e ka bërë“- thotë Mersin Katuci, kryefamiljari 50 vejcar duke thyer heshtjen.

“Ja pse jam i inatosur. Turpi na është hedhur mbi ne. Njerëzit në fshat na thonë “ Ju i vratë serbët, ju jeni njerëz të djallit. Ne jemi njerëz të varfër,- si mund të vrisnin qindra ushtarë në këtë shtëpi? “

Shtëpia do të vihet sërish në vëmendje kur Dick Marty- hetuesi special i mandatuar nga Këshilli i Evropës dhe skuadra e tij do të riekzaminojë shtëpinë 7 milje larg në jug të qytetit të Burrelit.

Hetimet në “shtëpinë klinikë” u bënë të ditura në muajin prill, kur ish kryeprokurorja e Hagës Karla del Ponte kishte thënë që ekziston një raport “i besueshëm” mbi fatin e ushtarëve serbë në këtë zonë.

Del Ponte tha se hetimet e saj u ndërprenë për shkak të mungesës së evidencës dhe rezistencës së disa figurave më të vjetra në OKB.

Sidoqoftë “The Guardian” arriti të ketë në dispozicion raportin e një ekzaminimi mjekoligjor të bërë nga ekspertë të OKB në shtëpinë e Katuçit. Raporti i ekspertit të OKB-së José Pablo Baraybar, në fillim besohej se kishte humbur. Edhe pse jo i plotë tregon për gjurmë gjaku që mund të kishin qenë gjak njeriu, në dy dhomat e poshtme të shtëpisë.

I flakur në një përrua aty pranë, thuhet ne raport, janë gjetur materiale të cilat konsistojnë “jo kontradiktore me ato kirurgjikale”, si shiringa, hapa për gjum dhe shishe, si dhe 4 shishe boshe që kanë pasur përmbajtje droge. Duke përfshirë një që përmbante dhe ilac për relaksimin e muskujve.

I pyetur në lidhje me gjurmët e gjakut që janë gjetur nga skuadra e OKB, Katuçi tha se gruaja e tij kishte lindur në atë dhomë dhe se ato pajisje medicinale ishin përdorur nga anëtarët e familjes së tij gjatë lindjes pasi spitali më i afërt ishte disa orë larg.

Por Baraybar, ish drejtori i grupit të OKB për personat e humbur në Kosovë, tha se skuadra e tij kishte gjetur “evidenca të sakta” që saktësonin se aty kishte ndodhur heqja e organeve. Gjithashtu Prokurori kishte marrë dëshmi nga 8 dëshmitarë, mes tyre të ushtarëve të cilët pretendonin të kenë qenë aty gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, si dhe të një shoferi i cili pretendonte se kishte sjellë vetë në këtë shtëpi një grup i vogël ushtarësh serb duke i kaluar nga kufiri me Kosovën. Më pas shoferi përshkruante se kishte marrë paketa të cilat i dërgonte në aeroportin e Tiranës dhe kishin destinacion Turqinë. Sipas dëshmisë kirurgu që kryente operacionet ishte identifikuar si një doktor kosovar nga Peja, thotë Baraybar.

Prokurori i krimeve të luftës në Serbi nuk u lejua të hetojë, tha se kishte evidenca për trafikun e organeve nga hetimet e Dic Martit.

Duke folur për herë të parë në fundjavë rreth hetimeve për trafikun e organeve Marty tha “ Kam nisur të mbledh të dhëna dhe shpresoj që së shpejti të vizitoj Beogradin, Prishtinën dhe Tiranën.

“A dukemi si një familje që mund të bëjmë të tilla gjëra”, thotë nipi i Katuçit, Defrim Kadriu 32 vjeç. A mos vallë kjo shtëpi është e përshtatshme për të trajtuar 300 persona? Nëse është e vërtetë atëherë familja ime le të varet përpara të gjithëve” përfundon ai. (nga Suela Gera, news24)

26/11/2008 Albeu

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në Grykë të Kizharekës takojmë gazatarin e mirënjohur Kurt Shorck (12 mars, 1999)

Ahmet Qeriqi: Në Grykë të Kizharekës takojmë gazatarin e mirënjohur Kurt Shorck (12 mars, 1999)

Martin Çuni është kthyer nga terreni. Falë hapërimit të tij të pandalshëm nëpër zonat e …