vipa
muqa 900
mbpzhr
Fillimi / Lajmet / Rrahman Rama priti në takim shefin e Komandës amerikane për operacione speciale në Evropë, Mark Shwarc
Rrahman Rama priti në takim shefin e Komandës amerikane për operacione speciale në Evropë, Mark Shwarc

Rrahman Rama priti në takim shefin e Komandës amerikane për operacione speciale në Evropë, Mark Shwarc

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim shefin e Komandës amerikane për operacione speciale në Evropë, gjenerallejtënant Mark Shwarc. Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pritur në takim, në Ministri, shefin e Komandës amerikane për operacione speciale në Evropë, gjenerallejtënant Shchwartz, me bashkëpunëtorë. Në takimin e përbashkët, Komandanti i FSK-së e njoftoi gjeneralin Shchvarc, me zhvillimin dhe të arriturat e FSK-së, operacionet, trajnimet, shkollimet si dhe përgatitjet që janë bërë dhe po bëhen në transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Gjithashtu, gjenerallejtënant Rrahman Rama i paraqiti gjeneralit amerikan nevojën që Komanda Amerikane për Operacione Speciale në Evropë, ta mbështes FSK-së në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve aktuale të FSK-së e gjithashtu edhe të kapaciteteve të mbrojtjes për Forcën e Armatosur të Kosovës. Shefi i Komandës amerikane për operacione speciale në Evropë, gjenerallejtënant Mark Shchwartz shprehu gatishmërinë që FSK-në, ta mbështesë me trajnime dhe shkollime për kapacitetet aktuale, që FSK-ja ka aktualisht sipas misionit; si fusha e kërkim-shpëtimit, etj., si dhe u shpreh se do të analizohen mundësitë dhe do të identifikohen fushat e mbështetjes edhe për të ardhmen.

Më pas, Komandant Rama dhe gjeneralin Shchwartz vizituan Regjimentin e Mbrojtjes Civile(RMC), të FSK-së në kazermën ,,Evropianët e rinj’’ në Pomozatin, ku u pritën nga komandanti i RMC-së, kolonel Shaip Haziri. Fillimisht në Pomozatin, kolonel Haziri i njoftoj gjeneralët mbi misionin, detyrat dhe aktivitetet e Njësisë që ai  komandon, si dhe më pas vizituan Qendrën e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, ku u njoftuan ,mbi procedurat e ngritjes së Qendrës si dhe mbi vizionin për zhvillimin e saj në të ardhmen.n Në fund të vizitës, gjeneral Rama, gjenerali amerikan Shchwartz si dhe kolonel Haziri panë nga afër disa prej kapaciteteve të njësive të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Brigadës për Mbështetje Operacionale të FSK-së.