Rruga “Tefik Raka” në Kaçanik shtrohet me kubëza betoni dhe rregullohen muret mbrojtëse për gjatë tërë rrugës

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, kryesoi takimin e ekzekutivit së bashku me Nënkryetarin Remzi Elezi. Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani, njoftoi se Rruga “Tefik Raka” në Kaçanik është shtruar me kubëza betoni dhe janë rregulluar edhe muret mbrojtëse për gjatë tërë hapësirës që përshkon këtë rrugë. Drejtori Osmani dhe Drejtori për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit Ukshin Çallaku, po ashtu njoftuan se janë inspektuar punimet në projektet kapitale si në rrugën në lagjen Kovaq- Topojan, kanalizimi në Fshatin Doganaj- Elezaj, ndërsa edhe javën që lamë pas është punuar në mirëmbajtjen e hapësirave publike si parqeve, ujitja e fidanëve etj. Nga ana tjetër Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi tha se tashmë kanë filluar përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2017-2018, ku pritet që këtë javë drejtoria të furnizohet me të gjitha tekstet e nevojshme shkollore, për të vazhduar me pas me shpërndarjen në bazë të nevojave të shkollave. Bahri Selimi- Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, tha se nga Ministria e Financave është dërguar Qarkorja buxhetore, ku përmes kësaj qarkoreje janë të përcaktuar kufijtë final të buxhetit për vitin 2018 dhe vlerësimet për vitet 2019-2020 si dhe kufijtë e kategorive ekonomike të shpenzimeve. Diana Reka- Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale tha se javën që shkoi, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, janë kompletuar dy ordinanca stomatologjike me aparaturë të nevojshme, ndërsa theksoi mungesën e furnizimit të QKMF-së me barna esenciale nga Ministria e Shëndetësisë. Në takim për çështje te prokurimit raportoi Menaxheri i Zyrës së Prokurimit Shefket Koxha.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …