Rrustem Geci

Rrustem Geci: Amaneti i babait për Çamërinë

Prindërit mua ma vunë një emër

një emër kuptimplotë, Atdhetar

mëma ime është mësuese letërsie

ndërsa babai vdiq na plagët e luftës

Në ditëlindjen time të dhjetë

nëna ime më tha, e ke një motër!

Unë e kam një Motër! Po, po, një

Motër!U befasova shumë, shumë

mama, i thashë, ç´shaka janë këto

pse e ke fshehur aq gjatë motrën

time të nderuar, pse s´më ke treguar

Biri im, më tha nëna mua! Tani

është koha që ty ta them;Babai yt,

pak para se të ndërronte jetë, ma

la një amanet për ty, jo aq të lehtë

Atdhetari tha, kur t´i mbushë 10 vjet

i thua s´e e ka një e motër, motër!

Biri im, motra jote quhet, Çamëri,

motra jote ka me 17 mijë kilometra

me tokë e det e qiell shumë të pasur

djali im, amaneti i babait tënd është

ky; kur të rritesh, ti duhet të shkosh

tek motra jote, në Epirin e Ilirisë-

në Çamëri. Atje ti ke shumë motra

kaone, molose, thesporote, dodone.

ato flasin shqip, dhe këndojnë shqip

këndojnë çamçe, me iso shqipërishte

dhe vargje nga më të kulluarat e artit

Prandaj, ti duhet ta duash Çamërinë

motrën tënde të gjakut dhe të shpirtit

që Çamërinë, bukuroshën e atdheut

tonë, ta çlirojmë nga gjenocidi grek

nga kriminelja më e egër e Evropës!..

Atdhetari im, Çamëria ka një qiell që

këndon kaltërt, dhe një tokë me bukë

që kondon gjelbër. Djali im, u rritsh

me ëndrrën tënde, dhe paq fatin tënd

E kaluara jonë nuk harrohet, prandaj

kur ta kesh mbaruar Universitetin

ruaje në kraharor amanetin e babait,

po edhe timin, se Çamëria, motra jote

e do dorën dhe përqafimin e Kosovës!..

Hagë, Nëntor, 2016

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …