Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Sa më parë Kosova me Ushtri dhe Ballkani në BE, “Nesër është vonë”

Marrëdhëniet Perëndim-Rusi, grusht-shteti në Turqi, marrëdhëniet Turqi-Perëndim si dhe luftërat në Siri  Irak e Afganistan. Sulmet e “moratajes së zezë” vetëvrasëse të ISIS-it që po marrin jetë njerëzish të pafajshëm, në emër të “Allahut e Kalifatit”, në Lindje të mesme dhe kudo në shtetet e lira demokratike, po prodhojnë kriza të nivelit ndërkombëtar. Ndërsa në rajonin “tampon zonë” të Ballkanit Perëndimor të gjitha lëvizjet për: “konsolidime e rikonsolidime”, “prishje ekuilibrash” e “ekspansion interesash strategjike të fuqive përtej Ballkanit”, e veçmas atyre ruse, po përpiqen të krijojnë realitete të reja, për tregimin e muskujve kundrejt fuqive rivale të BE-së, ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ballkani i lidhur ngushtë me vlerat demokratike perëndimore, rrezikon që të futet në krizë të re, për faktin e një ngadalësie veprimi dhe një oportunizmi të Perëndimit karshi Serbisë, përmes së cilës Rusia po synon ta hap një krizë të ngjashme me atë të Krimesë në Ukrainë.

 Shembujt e veprimeve aneksuese të Rusisë në Krime, për kontroll mbi Detin e Zi, ngjallja e ëndrrave të vjetra për kontrolle e qarkullim ushtarak të flotës ruse, përmes Bosforit kundrejt Mesdheut, për pika ushtarake ruse në Adriatik dhe ndërlidhja e tyre përmes ujërave të Mesdheut, nuk jan risi. Veprimet komplotiste ruse në Mal të Zi, përpjekjet destabilizuese përmes trenave dhe obstrukcioneve serbe në pjesën veriore të Kosovës, përpjekja serbe për ngulfatje të funksionalizimit të shtetit të Kosovës, përpjekja përmes Sërpska Republikës serbe të Bosnjës për defunksionalizim dhe copëtim të Bosnje Hercegovinës, veprimet e spiunazhit rus në Maqedoni, për destabilizim të shtetit maqedon, janë tregues pa koment për synimet e Rusisë.

 Politika e stërzgjatur për anëtarësimin e plotë të Ballkanit në BE, ka ngjallur shpresat ruse për rikthim në Ballkan. Madje, në këtë drejtim, një politikë tepër e ngathët e BE-së karshi Ballkanit, nga qarqet ruse po shihet si ambient i favorshëm për investimet e Rusisë në Serbi; si ç` janë ato: ushtarake, ekonomike dhe të spiunazhit, e që po shtrihën dhe, po provojnë të gjejnë ambient edhe në shtetet tjera të Ballkanit. Ndërsa, indiferenca e BE-së, në këtë drejtim, ka ngjallur nervozë tek popullsitë e Ballkanit të rreshtuara pro vlerave demokratike perëndimore, dhe në të njëjtën kohë është hapur teren dhe jan shtuar apetitet e veprimeve “komode” ruse ne Ballkan.

 Të gjithëve na janë të ditura përplasjet dhe luftërat botërore, që shkaktuan qindra e miliona vdekje njerëzish:  fëmijë, gra e pleq të pafajshëm dhe shkatërrime kolosale ekonomike, qindra e miliarda dollarë. Luftërat në shkallë botërore e para dhe e dyta, njëra ndizet në Ballkan e nisura nga Serbia.

 Që nga fillimi i shpërbërjes së krijesës “jugosllave” na janë të freskëta luftërat që përgjakën Ballkanin. Skenat ishin të trishtueshme dhe krimet ishin të papara. Projektimi i gjenocidit dhe ekzekutimi i tij dolën nga fundamentalizmi serb i filluar në Kosovë në vitet `80, e pastaj duke vazhduar në luftërat (1991-1999) mbi Sllovenin, Kroaci, Bosnja e Hercegovinë dhe duke përfunduar në Kosovë. Serbia nuk e mori dënimin për gjenocidin e ushtruar shtetëror mbi popujt e pafajshëm, dhe me të njëjtin mentalitet dhe të njëjtën filozofi nacionaliste të veprimit po vepron edhe sot!

 Serbia “as në BE” e “as në Lindje”, “edhe në BE edhe në Lindje”, është një truk i madh, është një shpresë shterpe dhe një pengë- mbajtje e Ballkanit Perëndimor, i cili duke prejashtuar Serbinë, është rreshtuar në binarët e integrimeve evropiane dhe nuk ka rrugë të dytë, si ç` po vepron Serbia.

 Serbia e ledhatuar nga Perëndimi po e rrezikon paqen në Ballkan. Perëndimi vlerat demokratike po i “fundosë” në Serbi në tentim të joshjes së Serbisë “gjoja për ta shkëputur nga ndikimi rus”. Deklarimet e saja janë tepër të qarta; Vuqiq e tha më 24 mars, se “Serbia kurrë nuk do të hyn në NATO”, në forcën kolektive të sigurisë së vlerave të lirisë dhe demokracisë. Ndërsa është hipokrizi, në të njëjtën kohë “rruga që po ndjek serbia për integrime evropiane”.

 Prandaj, sa më parë që është e mundur Kosova të bëhet me ushtri, për të lëvizur drejt anëtarësimit në NATO, dhe Ballkani të integrohet në BE dhe strukturat Verio-Atlantike. Nesër është vonë, Perëndimi sa më parë duhet të veproj. Vonesat do të shkaktojnë kriza, të thella, që vështirë do t`menaxhohen!

Qytetari i Kosovës; fëmija e adoleshenti, bujku e fermeri, tregtari e zyrtari i administratës, diplomati i salloneve e pacienti në spitale, dëshmorët që me pavdekësinë e tyre ndërtuan themelet e të ardhmes sonë, edhe skamnori që fëmija i dënes për një kafshatë buke që i lakmon fëmijës së pasanikut, edhe ai që ndihet ashtu si të do vet; edhe ai që niset drejt  autobusëve, aeroplanëve, trageteve në kërkim të punës për ekzistencë e jetë më të mirë, studenti e nxënësi, më në fund me gëzim e krenari do të kenë ushtrinë e tyre të Forcave të Armatosura të Kosovës e cila do t`iu jep siguri. Më në fund, Kosova me ushtrinë e saj, nuk do të jetë vetëm konsumatore e sigurisë por do të kontribuojë në sigurinë rajonale dhe forcimin e paqës në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …