Sahiti: Aktivizimi i Këshillit të Prindërve të Kosovës do të ndikojë në fuqizimin e rolit të prindërve në arsim

Sahiti: Aktivizimi i Këshillit të Prindërve të Kosovës do të ndikojë në fuqizimin e rolit të prindërve në arsim

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit të Prindërve të Kosovës të përbërë nga: Imret Reshiti- kryetar, Drita Vladi- nënkryetare, Drita Sadiku Zuqaku- sekretare dhe Burim Bruqaj- procesmbajtës. Me këtë rast, zëvendës ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Heset Sahiti vlerësoi se aktivizimi i Këshillit të Prindërve të Kosovës do të ndikojë në fuqizimin e rolit të prindërve në arsimimin e gjeneratave të reja. Ai shtoi më tutje se aktivizimi sa më i madh i KPK-së do të ndikojë në fuqizimin e rolit të prindërve dhe krijimin e një bashkëpunimi sa më të mirë në mes të nxënësve- mësimdhënësve dhe prindërve. Këshilli i Prindërve të Kosovës luan një rol të rëndësishëm në ngritjen e cilësisë dhe në ndihmën që i ofron Drejtorive Komunale të Arsimit, shkollave, prindërve dhe nxënësve. MAShT ka përcjellë procesin e zgjedhjes, andaj edhe ju falënderon për punën dhe angazhimin tuaj në këtë drejtim, vlerësoi në mes tjerash zëvendës ministri i Arsimit, Heset Sahiti.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …