Policia sllavo maqedone

Seanca për lëndën “Lagja e trimave” i ktheu njësitë speciale të policisë në rrugët e Shkupit

Seanca për lëndën “Lagja e trimave” i ktheu njësitë speciale të policisë në rrugët e Shkupit. Ndërtesa e Gjykatës së Lartë ku sot duhet mbajtur seanca e parë e hapur për opinionin në tërësi është e rrethuar nga specialistët e policisë. Policët të armatosur deri në dhëmbë mund që të vërehen nga burgu i hetimit e deri te gjykata. Gjykimi do të vazhdoje në sallën e madhe në Gjykatën e Lartë me procedurë dëshmuese. Në mesin e të arrestuarve është edhe Sami Ukshini, Komandant Sokoli i cili sot edhe ditëve të kaluara e rriti praninë e forcave speciale në Shkup. Sot gjatë gjykimit një dëshmitar në rastin Lagja e trimave ka dhënë rrëfime të ndryshme para prokurorit publik në procedurën para hetimore dhe në diskutimin e sotëm kryesor para Gjykatës, vërtetoi prokurorja Vilma Ruskoska, prokuror.  Gjykimi për këtë rast disa muaj ishte i mbyllur për opinionin, pasi që janë marr në pyetje dëshmitarët e mbrojtur. Sot në gjykatë dëshmi dha dëshmitari Lutfiu që jeton në rrugën “Pero Ilievski” në Kumanovë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …