Haradinaj takon Sekretarin e Mbrojtjës së ShBA-së për çështje të Sigurisë Ndërkombëtare Robert Karem

Kryeministri Haradinaj takon Sekretarin e Mbrojtjës së ShBA-së për çështje të Sigurisë Ndërkombëtare Robert Karem

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me  Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjës së ShBA-së për çështje të Sigurisë Ndërkombëtare Robert S. Karem.

“Festën e dekadës së parë të pavarësisë sonë na e madhështuan miqtë tanë amerikanë, të cilët e kanë mbështetur Kosovën në periudhat më të vështira të saj, duke i dhënë në vazhdimësi shpresë dhe siguri. Kënaqësi ta prisja Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjës së ShBA-së për çështje të Sigurisë Ndërkombëtare Robert S. Karem, me të cilin biseduam për marrëdhëniet bilaterale në fushën e sigurisë ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së dhe për sfidat e sigurisë në rrafshin global. Lidhja e Kosovës me ShBA-në në fushë të sigurisë është e përhershme”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …