leoni

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, kandidat për kryetar të Strugës, Ziadin Sela, mbetet pjesë e koalicionit qeveritar

Sela: Nëse maqedonasit nuk e pranojnë gjuhën shqipe, shqiptarët do ta krijojnë Parlamentin e tyre

Në kohën kur partitë maqedonase dhe kryeministri i ri Zoran Zaev, po shprehin hamendje dhe rezerva për platformën shqiptare, gjithnjë e më tepër po dalin në pah alternativa të tjera për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni. Jo rrallë herë nga protagonistë të forcave politike por edhe analistë politikë dëgjohet plani B, ose ideja e federalizimit apo ridefinimit të Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA. Më i zëshmi në këtë drejtim është lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, i cili ka deklaruar se, nëse maqedonasit nuk e pranojnë gjuhën shqipe, shqiptarët do ta krijojnë Parlamentin e tyre në Maqedoni. “Ne do të largohemi nga ai parlament dhe do ta bëjmë parlamentin e shqiptarëve e më pas vet do ta zyrtarizojmë gjuhën shqipe aty ku janë shqiptarët. Mjaft u mashtruam për 25 vite me radhë, tani më ka ardhur moment që brenda 100 ditëve të zgjidhet çështja e gjuhës shqipe. Nëse nuk arrihet kjo, do të nisim të ndërtojmë institucionet tona, të ndërtojmë shtetin paralel, sepse më nuk kemi kohë për të pritur”, është shprehur, Ziadin Sela.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …