Selim Pacolli: Ftoj kundërkandidatët të më urojnë fitoren për Prishtinën

Selim Pacolli: Ftoj kundërkandidatët të më urojnë fitoren për Prishtinën

Kandidati i AKR për kryetar të Komunës së Prishtinës Selim Pacolli, u bëri thirrje kundërkandidatëve që t’ia urojnë fitoren për Prishtinën. Derisa kërkoi votën e prishtinasve, Pacolli tha se për 17 vite me  radhë në Prishtinë nuk janë përmbushur detyrimet për të cilat janë zotuar udhëheqësit e deritanishëm komunalë, Ndërsa, Islam Pacolli, kryetar i AKR dega  në Prishtinë, tha se Selim Pacolli do të jetë përfaqësuesi më dinjitoz i qytetarëve . “Po vjen koha ku do të qeveriset komuna e Prishtinës nga qytetari i Prishtinës, për arsye se kohën e fundit iu është mohuar kjo e drejtë”, tha Pacolli. Këto deklarata Pacolli i bëri gjatë tubimit elektoral me qytetarët e Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të Kroacisë për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Kryetari i Kroacisë,  Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të vendit të tij  për …