Selmani: Askush nuk e ka menduar se Epopeja e Dukagjinit do të shënohet pa komandantin Haradinaj

Në sheshin e Deçanit u shënua 19 vjetori i Epopesë së Dukagjinit dhe 18 vjetori i fushatës ajrore të NATO-së. Në fjalën para mijëra qytetarëve, kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj tha se askush nuk e kishte menduar më parë se Epopeja e Dukagjinit do të shënohej pa komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj. Sot kur po përkujtojmë dëshmorët e Dukagjinit dhe të tjerët, askush nuk e kishte menduar mungesën e gjeneral Ramush Haradinajt i cili po vazhdon të qëndrojë i ndaluar në Francë padrejtësisht. Ndërkohë, Kryetari i OVL së UÇK-së , Avdyl Mushkolaj, tha se është familja Haradinaj që 19 vjet më parë shënoi historinë e re. Ai duke i kujtuar të gjithë dëshmorët e kombit dhe familjet e dëshmorëve, kërkoi lirimin e Haradinajt nga Franca sepse vlerat e UÇK-së ishin të pastra.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …