Autoritetet në Serbi po bëjnë fushatë intensive me qëllim për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq në konsultim me kryetarin  serb Aleksandar Vuçiq, gjatë shtatorit do të dërgojnë emisarë në shtatë shtete për të lobuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO dhe organizata tjera ndërkombëtare. Mediet e  Beogradit bëjnë të ditur se  27 emisarë serbë më 9 gusht kanë vizituar 19 vende si vazhdimësi e fushatës së gjerë diplomatike për të lobuar kundër kandidaturës së Kosovës në UNESCO, që filloi më 1 prill. Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s do të mbahet në nëntor, një muaj para i paraprinë takimit Komunitetit Ekzekutiv, i cili do të vendos nëse do ketë ankesa. Serbia vazhdimisht lobon kundër shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …