Vulin

Serbia po militarizohet, Vulin, ministër i Mbrojtjes, kërcënim për sigurinë e rajonit si në kohën e Milosheviqit

Me rastin e propozimit të kryeministres Ana Brnabiq që Aleksandar Vulin të jetë ministër i Mbrojtjesc i Serbisë, ka reaguar Qendra për Studime Euroatlantike, e cila  ka shprehur shqetësimin e thellë për këtë veprim.  Kjo Qendër në kumtesën e saj rreth këtij rasti thekson se Vulin që nga viti 2012, kur ishte drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, e deri më tash “me deklaratat dhe veprimet e tij vetëm sa ka kontribuuar në përkeqësimin e praktikës demokratike në Serbi dhe marrëdhëniet me fqinjët në rajon”. Qendra thekson se Vulin ka mohuar gjenocidin në Bosnje, vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe retorika e tij për Bosnjën, Kosovën, Kroacinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë paraqesin vazhdim të retorikës së Sllobodan Millosheviqit.

Sipas kësaj qendre, mungesa e kontrollit demokratik mbi sistemin e mbrojtjes dhe emërimi i Vulin për ministër të Mbrojtjes nga njëra anë, derisa gjenerali Lubisha Dikoviq është shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë nga ana tjetër, paraqesin kërcënim të sigurisë për Serbinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe ndoshta edhe më gjerë. Në kumtesë vlerësohet se ndërrimi i Dikoviqit dhe mos emërimi i Vulinit për ministër të Mbrojtjes, do të ndikonin që Serbia dhe rajoni të jenë më stabil.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …