Sergei Lavrov: Është e pakuptimtë që tash të flitet për vendin e Kosovës në OKB

Sergei Lavrov: Është e pakuptimtë që tash të flitet për vendin e Kosovës në OKB

Ministri i Jashtëm i Rusisë,  Sergei Lavrov ka deklaruar se është e pakuptimtë që tash të flitet për vendin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe, derisa të mos arrihet marrëveshja që do ta kënaqte Prishtinën edhe Beogradin. Aktualisht në fuqi është rezoluta e Këshillit të Sigurimit të KB-së e cila e njeh autonominë e krahinës së Kosovës si pjesë të Serbisë, ka thënë për agjencinë e lajmeve beta shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov. Ai ka shtuar se Moska nuk e kundërshton afrimin Serbisë dhe të vendeve të rajonit në BE porse është kundër politikës së Brukselit ose Perëndim ose Rusi. Ai ka theksuar se Moska nuk do të heqë dorë nga kërkesa që për personeli i Qendrës humanitare ruse në Nish, të ketë imunitet diplomatik. Sergei Lavrov do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Beograd më 21 dhe 22 shkurt.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva as në vitin 2024, nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror, pasi Qeveria-Kurti po e persekuton këtë komunë

Komuna e Malishevës as në vitin 2024 nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror. Nënkryetari …