Sërish përleshje mes protestuesve dhe policisë në fshatin Mushtisht të Therandës

Sërish përleshje mes protestuesve dhe policisë në fshatin Mushtisht të Therandës

Forcat e Policisë së Kosovës ndërhynë përsëri në Mushtisht, pasi paraprakisht drejtori i Policisë së Prizrenit, Nexhmedin Krasniqi iu kishte  dhënë  ultimatum 10 minuta që të largoheshin nga Qendra e Fshatit. Gjatë ndërhyrjes Policia  ka  arrestuar disa protestues ndërkohë që ata kanë gjuajtur me shishe dhe gurë në drejtim të tyre. Policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë masën, prej më shumë se 700 protestuesve, për shkak, sikur thonë ata, pengesave që po iu bëhen në kryerjen e detyrave zyrtare, për t i lejuar kriminelët të kthehen në fshatin ku kanë vrarë 15 shqiptarë  gjatë luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …