driloni com
vala – old
vipa
muqa 900
mbpzhr
Fillimi / Dëshmorët / Shaban Murat Jashari (2.4.1924 – 5.3.1998)
Shaban Murat Jashari (2.4.1924 – 5.3.1998)

Shaban Murat Jashari (2.4.1924 – 5.3.1998)

Shaban Murat Jashari lindi më 2 prill të vitit 1924, në Prekaz, fshat i njohur për rezistencë kundër shkelësve të trojeve të atdheut. Ishte djali i vetëm i Murat Jasharit të cilit më vonë i lindin edhe dy bija.

Edhe babai i tij kishte qenë burri i vetëm në familje, ashtu sikurse dhe gjyshi, Fazli jashari.

Në kohën e pushtimit të Kosovës nga Mbretëria monarkiste jugosllave, prej vitit 1918 e deri më 11 prill të vitit 1941, burrat e Prekazit ashtu sikurse edhe të shumë fshatrave të tjera të Drenicës, në vazhdimësi ndodheshin në shënjestër të xhandarmërisë serbe, meqë ata kurrë nuk e pranuan robërinë, as jetën e përbashkët me sllavët.

Më 11 prill të vitit 1941, Gjermania sulmoi ushtarakisht jugosllavinë, e cila pas dhjetë ditësh, nënshkroi kapitullimin.

Në atë kohë, shqiptarët kudo në Kosovë, ndiheshin më të lirë. Administrata e huaj italo-gjermane hapi shkolla në gjuhën shqipe dhe i pranoi shqiptarët në të gjitha instancat e jetës organizative civile e ushtarake.

Qeveria italo-shqiptare solli mbi 200 mësues nga Shqipëria, të cilët do të përhapnin arsimin shqip në Kosovë. Një numër i caktuar i këtyre mësuesve ishte vendosur edhe në trevën e Drenicës. Në fshatin Vitak të Skënderajt ishte emëruar mësues Vasil Vasil i nga Gjirokastra, i cili u angazhua me përkushtim për t’i arsimuar jo vetëm të rinjtë, por edhe më të moshuarit të këtij fshati e të rrethinës së tij. Edhe Shaban jashari kishte ndjekur mësimet në gjuhën amtare. Ai kishte treguar interesim të veçantë për dije.

Në moshën njëzetvjeçare Shabani martohet me Zahide Gecin nga Llausha. Atyre u lindën katërmbëdhjetë fëmijë. Nga ata u rritën dhe u trashëguan: Hava, Rifati, Hamza, Zyla, Zoja, Ademi, Qamilja dhe Halimja.

Në vjeshtë të vitit 1949, Shaban Jashari emërohet mësues në Prekaz. Duke qenë se qeveria jugosllave në vitin 1948, pas prishjes së marrëdhënieve me Shqipërinë, i kishte përzënë nga Kosova edhe shumë mësues shqiptarë, drejtuesit e arsimit në atë kohë emëruan mësues edhe disa shkollarë që nuk e kishin kualifikimin e duhur shkollor. I tillë ishte edhe Shaban Jashari. Ai nuk e kishte kryer shkollimin e plotë, por kishte treguar përkushtim dhe vullnet të veçantë për të arsimuar brezat e rinisë shqiptare në Drenicë.

Duke vërejtur përkushtimin e tij në edukimin patriotik të nxënësve, drejtuesit e organeve arsimore, që kontrolloheshin nga komisarët e partisë, në vitin 1952, Shaban Jasharin e përjashtojnë nga procesi edukativo-arsimor.

Largimi nga puna të cilën e donte me shpirt, Shabanit i dha një goditje të rëndë, por megjithatë nuk u gjunëzua.

Nga gjyshi dhe nga kuvendarët e urtë kishte mësuar se armikut mund t’i rrihej karshi vetëm me armë, me dije dhe me pasuri. Shaban Jashari iu dha po aq me përkushtim edhe punës në ngritjen dhe forcimin ekonomik të familjes. Ai e dinte po ashtu se varfëria të detyron të bëhesh rob, andaj, me bijtë dhe bijat dhe me bashkëshorten Zahide, iu rrek punëve të bujqësisë dhe për një kohë të shkurtër arriti të përmirësojë gjendjen ekonomike.

Shaban Jashari i përket brezit të shqiptarëve liridashës, brezit që mbi supe barti peshën e rëndë të robërisë dhe të represionit shtetëror serb.

Fëmijët i kishte edukuar në frymë atdhedashurie, i kishte kalitur në punë fizike e i kishte mësuar të jenë këmbëngulës në arritjen e qëllimeve të tyre fisnike në jetë.

Më 13 maj të vitit 1981, me rastin e rënies heroike të Tahir e të Nebih Mehës, Shaban Jashari me bijtë, Hamzën dhe Ademin, shkoi në varrimin e bashkëfshatarëve të tyre, edhe pse partia dhe policia kishin dhënë urdhër që varrimi të kryhej heshtas dhe në prani të një numri tejet të kufizuar të pjesëmarrësve. Ndërkohë, ai ishte në dijeni të aktivitetit ilegal të bijve të tij dhe të bashkëmendimtarëve të tyre. Ai jo vetëm që nuk do t’u bëhej pengesë në synimet e tyre patriotike, por do t’i ndihmonte, do t’i ruante dhe do t’i këshillonte, kurdo që e konsideronte të nevojshme.

Në vjeshtë të vitit 1991, Shabani ishte njoftuar edhe për faktin se djali i tij, Ademi, kishte shkuar në Shqipëri për t’u stërvitur ushtarakisht. Ai asnjëherë nuk kishte shfaqur dyshim lidhur me rrugën që kishin filluar ta trasonin bijtë, miqtë dhe bashkëmendimtarët e tyre. Ishte i ndërgjegjshëm se rruga historike e rezistencës nuk ndalej, ashtu sikurse ishte i vetëdijshëm se rruga e lirisë çahej me shpatë në dorë, me mund dhe me sakrifica të mëdha.

30 dhjetor 1991

Forca të mëdha të policisë serbe kishin vënë në rrethim Kullën e jasharëve në Prekaz, pasi paraprakisht kishin saktësuar se në Kullë ndodhej Adem jashari me të dy vëllezërit dhe me shumë bashkëluftëtarë. Përderisa komandanti i policisë kishte kërkuar nga Shaban jashari dhe nga bijtë e tij që të dorëzoheshin, luftëtarët e lirisë iu kishin përgjigjur me zjarr kundërsulmit duke e çarë rrethimin.

Policia serbe me forca të mëdha mbante në rrethim Kullën e Shaban jasharit, ndërsa në shënjestër ndodhej edhe tërë lagjja jasharaj. Për t’iu shkuar në ndihmë trimave të Prekazit, drejt Kullës kishin mësyrë mijëra drenicarë nga fshatrat përreth.

Komanda e policisë kishte vënë në lëvizje edhe helikopterët, për të frikësuar shqiptarët liridashës, dhe në rast të kundërvënies së përgjithshme, kishte për qëllim të sulmonte turmën që ishte mobilizuar spontanisht, e cila dyndej drejt Prekazit, pasi kishte dëgjuar krismat në Kullën e jasharëve. Atë ditë, policët serbë nga helikopteri plagosen Vesel Selimin nga Açareva, i cili, me të dëgjuar për rrethimin e komandant Adem jasharit, kishte arritur këmbë në Prekaz nga fshati i tij.

Shaban jashari ishte shtyllë e fortë e përkrahjes për të gjithë luftëtarët.

Ai, asnjëherë nuk shfaqi dilemë, asnjëherë nuk u demoralizua dhe asnjëherë nuk e ndërpreu punën dhe kujdesin si prind, sidomos për nipat dhe mbesat, që e donin dhe i donte tej mase. Shqetësimet dhe brengat e tij ishin bërë një edhe me shqetësimet e

luftëtarëve të lirisë.

Vitet e rënda si tunxhi të robërisë dhe të delirit pacifist, në vitet nëntëdhjetë nuk e thyen, as e demoralizuan Shabanin. Ai i besonte fitores, i besonte forcës dhe vendosmërisë së trimave, të cilët kishin formuar bërthamën e ushtrisë së ardhshme të Kosovës. Ishte kurdoherë pranë djemve dhe shokëve të tyre. Nganjëherë i qesëndiste, nganjëherë i ngacmonte, nganjëherë ua lëshonte edhe ndonjë romuz.

Shabani respektohej dhe çmohej nga të gjithë.

Me rrugën e tij të drejtë dhe të ndershme jetësore ai e kishte fituar dashurinë dhe respektin e të gjithë të afërmve dhe miqve, ashtu sikurse e kishte fituar edhe mërinë dhe urrejtjen e armiqve, të cilët e përcillnin çdo lëvizje të tij.

22 janar 1998

Në orët e hershme të 22 janarit të vitit 1998, forca të shumta të njësive speciale serbe rrethojnë Kullën e Jasharëve dhe pa kurrfarë paralajmërimi fillojnë të shtiejnë me minahedhës dhe me armë të tjera automatike.

Shaban Jashari me të birin Hamzën dhe me nipat e mbesat: Besimin, Fitimin, Kushtrimin e të tjerë, nuk u gjetën në befasi. Ata rrëmbyen armët dhe iu përgjigjen kundërsulmit të forcave vrastare. Pas shkëmbimit të ashpër të zjarrit dhe qëndresës heroike të kështjellarëve, në kohën kur kishte filluar të përhapej agu i ditës, kriminelët u larguan të turpëruar. Ata ishin tërhequr në panik, duke lënë prapa rroba, pancirë, minahedhës e helmeta, shenja këto që tregonin se armiku kishte pësuar humbje.

Në familjen e Shaban Jasharit, gjatë këtij rrethimi ishin plagosur Selvete Hamëz Jashari dhe Ilirianë Rifat Jashari.

Të nesërmen, më 23 janar, mijëra shqiptarë liridashës dhe vizitorë të tjerë shkuan te Kulla e Qëndresës në Prekaz. Ata i priste dhe i përcillte Shaban Jashari, duke treguar vendosmërinë e tij për të mbështetur fuqimisht rrugën e luftëtarëve të lirisë.

– Nuk i lëshojmë trojet, – u thoshte vizitorëve dhe shtonte:

– Do të qëndrojmë të patundur në rrugën e lirisë!

Shaban Jashari ishte i vetëdijshëm se armiku sërish do të rikthehej në Prekaz. Këtë e dinin të gjithë Jasharët, por asnjëri nuk ishte mëdyshur dhe luhatur. Ai e kishte dhënë fjalën dhe atë nuk e kishte thyer kurrë në jetë.

5, 6 dhe 7 mars, 1998

Në mëngjesin e pesë marsit të vitit 1998, forcat e motorizuara të njësive elite speciale serbe kishin filluar sulmin me armë të rënda të artilerisë në drejtim të Kullës së Jasharëve. Rreth orës gjashtë ishte zbrazur rafal i paralajmërues i fillimit të betejës, që do t’ua ndërronte rrejdhën ngjarjeve jo vetëm në Kosovë, por, madje, edhe në tërë Ballkanin.

Brenda në Kullë ishin: Shaban Jashari, Hamëz Jashari, Adem Jashari, Osman Geci, Bashkim Rifat Jashari, Fitim Adem Jashari, Kushtrim Adem Jashari, Besim Hamëz Jashari, Zahidja me rejat Adilen, Feriden dhe Zarifen, si dhe nipat e mbesat: Selvetja, Afet j a, Liria, Blerimi, Fatimja, Blerina, Igballja, Igballi, Valdet ja, Hidajet ja e Besarta.

Breshëria e armëve të armikut kishte vazhduar gjatë tërë ditës. Në intervale të shkurtra të ndërprerjes së zjarrit, vrastarët serbë përmes megafonave kërkonin dorëzimin e Jasharëve, në rast të kundërt ata paralajmëronin shfarosjen totale të krejt familjes.

Lufta vazhdonte. Të gjithë i mbanin pozicionet nga ku pritej të afrohej këmbësoria e armikut. Komandant Ademi i kontrollonte pozicionet. I këshillonte luftëtarët që të mos e harxhonin kot municionin, por të prisnin derisa të afrohej këmbësoria.

Me urdhrin e Komandantit dhe me pëlqimin e Shaban Jasharit, nga Kulla ishte larguar, duke çarë rrethimin, Bashkim Rifat Jashari. Luftimet e pandërprera kishin vazhduar edhe ditën e dytë e të tretë, derisa predha e topave të armikut e kishte goditur bunkerin ku strehoheshin fëmijët e gratë, 13 anëtarë të familjes së Shaban Jasharit.

Goditja kishte qenë fatale. Nga vendstrehimi, në të cilin kishte rënë ploja mizore, kishte shpëtuar vetëm Besarta Jashari, dëshrnitarja e vetme e ndeshjes më të përgjakshme të historisë sonë më të re. Ditën e tretë, forcat serbe kishin vënë në shënjestër edhe disa shtëpi të tjera të lagjes së Jasharëve. Këtë ditë, në Kullën e Qëndresës, në mesin e njëzet anëtarëve të familjes së tij, kishte rënë edhe vetë kryefamiljari, Shaban Jashari. Ndër ta kishte rënë edhe komandanti legjendar, anteu i kohës sonë, Adem Shaban Jashari.

Rënia heroike e jasharëve i kishte dhënë impulse vendimtare luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas këtij heroizmi të Jasharëve, mijëra liridashës shqiptarë, që gjendeshin në emigracion në shtete të ndryshme të Evropës dhe të botës, iu bashkun luftës çlirimtare.

Jasharët u bënë familje nderi e qytetrimit dhe familja më meritore e kombit shqiptar.