MKRS-ja do të investojë 2 milion euro në Qendrën Historike të Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, mori pjesë në takimin e radhës të Task Forcës për Qendrën Historike të Prizrenit, që u mbajt në Komunën e Prizrenit.

Në këtë takim morën pjesë edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, kryesuesi i Task Forcës për Qendrën Historike të Prizrenit, Qemajl Hasani, dhe përfaqësues të QRKT-së nga Prizreni.

Në takimin e Task Forcës u tha se dy vitet e fundit nuk ka pasur ndërtime pa leje në Qendrën Historike të Prizrenit. Po ashtu drejtuesit e Task Forcës u shprehën se është rritur vetëdija për të ruajtur trashëgiminë e pasur kulturore të këtij qyteti.

Gjithashtu, u prezantua raporti rreth gjendjes të objekteve në Qendrën Historike të Prizrenit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo qendër.

Ministri Shala u shpreh se ky takim i përbashkët i këtij niveli është në funksion të mbrojtjes së Qendrës Historike të Prizrenit në përputhje me ligjin dhe detyrimet që i ka gjithsecili.

Po ashtu ministri Shala u shpreh se Plani për Menaxhimin e Qendrës Historike është duke u hartuar, dhe pasi të finalizohet ai krijon kushte të reja për të ruajtur këtë pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore nga degradimet.

Ministri, ndër të tjera shtoi, se ky plan krijon kushte për projeksione dhe punë korrekte për investime në vitet e ardhshme, në mënyrë që kjo qendër të rikthehet në gjendjen autentike.

Ministri Shala u shpreh se Plani i Menaxhimit krijon mundësi edhe për të zhvilluar një projeksion buxhetor, dhe MKRS-ja në periudhën afatmesme do të investojë 2 milion euro në Qendrën Historike të Prizrenit.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …