Qeveria e Kosovës

SHBA-të kërkojnë krijimin sa më të shpejt të Kuvendit dhe Qeverisë

Zëdhënësja e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Michelle Schon ka vlerësuar lart mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë që Kosova sa më parë ta formojë Qeverinë. Ne e kuptojmë se të gjithë presin certifikimin e numërimit të votave nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pasi që të certifikohet vota ne shpresojmë se shpejt do të formohet një qeveri, e cila do të mund të fillojë t’i zgjidhë problemet akute, gjë që do ta avancojë zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës, integrimin e saj euroatlantik dhe stabilitetin rajonal. Vonesat e gjata në formimin e Qeverisë nuk janë në interesin më të mirë të Kosovës, ekonomisë së saj dhe popullit të saj, ka theksuar zëdhënësja e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Michelle Schon.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …