Mogherini, Avramopulos, Hahn: Demarkacioni ishte kushti i radhës, por jo i fundit për liberalizimin e vizave

Shefi i Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian David Cullen sot do ta vizitojë Prishtinën

Shefi i Njësisë për Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të BE-së në Komisionin Evropian, David Cullen sot do ta vizitojë Kosovën. Gjatë vizitës ai do të marrë pjesë në punëtorinë, e cila ka për synim ofrimin e informatave relevante për përfituesit potencial në lidhje me programin e BE-së për konkurrencë të ndërmarrjeve dhe NVM-ve (COSME), si dhe instrumenteve financiare në përgjithësi.  Cullen gjithashtu do të marrë pjesë në panelin e nivelit të lartë ku do të lansohet Raporti i Monitorimit për Kosovën  i financuar nga Be-ja dhe i zbatuar nga SIGMA, një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Organizatës për Zhvillimin Ekonomik dhe të Bashkëpunimit. Kjo ngjarje paraqet mundësi për ekspertët, zyrtarët qeveritar, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe akterët ndërkombëtar për të diskutuar qasjet për administratë efektive publike, shërbim civil me performancë tejet të lartë, struktura llogaridhënëse shtetërore dhe financa publike.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …