Metush Krasniqi

Shefik Sadiku: METUSH KRASNIQI ( 19.08.1927 – 15.10.1986) veprimtar, atdhetar dhe ideolog kombëtar

(Fjalë rasti, për shënimin e 31 vjetorit të përjetësisë së Heroit Kombëtar, Metush Krasniqit pranë Bustit të tij, te Hekurudha,  në Fushë Kosovë!)

Metush Krasniqi ka lind më 19.08.1927 në fshatin Dajkoc, Komuna e Dardanës (ish Kamenicës)!

Për herë të parë e kanë burgosur në Lubjanë në pranverë  të vitit 1947 sa ishte në shërbim Ushtarak!

Për here të dytë e kanë burgosur më 1948 në Gjakovë para nxënësve të Shkollës Normale ku ishte duke i ndjekur mësimet përfundimtare. E burgosën sepse shkoi ta mbaronte Shkollën Normale pa e pyetur Pushtetin!

Për here të tretë  e kanë burgosur më 1956, gjatë  aksionit të armëve e dënojnë me 60 ditë burg efektiv! Ky denim iu shqiptua për mos dorëzimin e armëve dhe e akuzonin se po bënë propaganda kundër rendit Kushtetues të Jugosllavisë, për shpërnguljen e Shqiptarve për në Turqi si dhe iu zunë disa shkrime me Planë Programe Shkollore në Gjuhën shqipe që ishin të ndaluara sipas pushtetit! Në këtë Kohë ishte Drejtor i Shkollës Fillore në fshatin Rogaçicë!

Zhvillimi i lufës së dytë botërore nga Ushtria Nacional Çlirimtare, Trojet Shqiptare i lanë të copëzuara dhe nën pushtimin jugosllav, gjegjësisht serb. Vrasjet dhe burgosjet e Shqiptarve pas vitit 1945 dhe dalja në Skenën politike, Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare, dhe burgosjet e pushkatimet e krerëve të saj, nuk  e lanë kurr të qetë Metush Krasniqin

Për here të katërt e burgosin më 03.11.1958 e ngritën Aktakuzën dhe i nxorrën para Trupit Gjykues në Gjyqin e Qarkut në Gjilan më 01- 07 mars të vitit 1959.

Në gjykatëm e qarkut në Gjilan filloi gjykimi kundër Metushit Krasniqit, Sejdi Kryeziut, Mark Gashit, Mehmet Nuredinit, Qemajl Kallabës, Mehmet Ajetit. Ky gjykim pritej me interesim të madh. Propaganda e UDB-së i dha publicitet të madh në jugosllavi, të kuptohet me paragjykime  paraprakisht i shpallnin fajtor të akuzuarit sepse politika e trinomit: Tito – Rankoviq – Kardel,  tashmë merreshin me aktakuzat e armiqve të popullit dhe shtetit jugosllavë. Mjetet e informimit në tërë territorin e jugosllavisë i jepnin të njëjtat akuza kundër “armiqve të popullit dhe shtetit” të cilat, dilnin nga goja e serbëve që kishin pretendime; se njëherë e përgjithmonë ta çrrënjosnin nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptarë nga jugosllavia. Në anën tjetër bënin propagandë për ti frikësuar edhe familjet e të burgosurve, nëpër mes tubimeve të ndryshme nëpër fshatra ku kërkonin dënimin e tyre. Këtë propagandë e bënin edhe për ti vëne datën popullit shqiptar që të mos guxoj më kush të ngrihet kundër shtetit  dhe politikës antishqiptare të Beogradit .

Veprimtaria e politikës Kombëtare e Metush Krasniqit dhe shokëve të tij nga propaganda e Beogradit trajtohej si vepër penale kundër shtetit, dhe akuzoheshin  si: nacionalistë, irredentistë, terroristë….Nacionalistët dhe irredentistët shqiptarë të grupit ilegal të Metush Krasniqit, shkruante shtypi iasaj kohe *, përmes luftës së armatosur e dhunës kanë planifikuar shkëputjen e Kosovës nga Serbia-jugosllavia dhe, bashkimin e saj me Shqipërinë”. Kjo ishte propaganda thelbësore për akuza sa më të rënda dhe të dënohen sa më parë me dënime të rënda këta armiq të fundit në serbi dhe në jugosllavi! A do të jenë armiqtë e fundit vallë?

Fjala përfundimtare e Metush Krasniqit par trupit Gjykues!

…Gjindemi para një trupi gjykues pa dëshirën tonë, këtu na ka sjellë UDB-ja, dhe Gardianët na mbajnë të mbyllur në burg, para këtij trupi gjykues duhet të flasim pa droj se do të përsëritet dhuna e inspektorëve të sigurimit shtetëror jugosllavë dhe gardianëve të burgut si hyzmeqarë të tyre, të cilët për këto 4 muaj janë sjellë ndaj të burgosurve sikur ndaj shtazëve.Të them se asgjë nuk ka të vërtetë në aktakuzë, nuk është e drejtë por para se me folur aty dua të parafrazojë një realitet tjetër që ka të bëjë me Shqiptarët;

– e para nga pushteti jugosllavë Kosova shfrytëzohet mizorisht, populli shqiptar trajtohet sikur në jugosllavinë e krajlit, nuk i gëzon të drejtat më elementare në asnjë segment të jetës si: në punësim, në administratë, në shëndetësi, në arsim, kulturë e tj.

– e dyta, nga pushteti “popullor”i jugosllavisë së titos, dhuna nuk iu ka hequr popullit shqiptarë, un, e shtroj pyetjen sa Shqiptarë janë ekzekutuar pa gjyq prej nëntorit të vitit 1944 e gjeri më sot? Sa vrasje i patëm në emër të “armiqve” të shtetit? Me dhjetëra  mija shqiptarë…mund të jenë edhe më shumë se 20 000 në gjitha trojet shqiptare në jugosllavi…

– e treta, aksioni i armëve u zhvillua vetëm në Kosovë për t’i çarmatosur shqiptarët, përse i njëjti aksion nuk u zhvillua në republikat tjera? përse kjo dhunë dhe këto vdekje të dhunshme të shqiptarëve? përse një pushkë është shitur me dhjetëra herë? përse shqiptarët i nënshtroheshin atij terrori në emër të partisë “komuniste” jugosllave? në rrethin tonë në Kamenicë si pasojë i patëm tri vdekje dhe mbi 3000 të keqtrajtuar fizikisht me metodat më sadiste që munden vetëm regjimet antipopullore m’i bë ndaj shtetasve të huaj duke i trajtuar si skllevër ! Këtu i ndërhyni kryetari i gjyqit duke i kërcënuar se ia merr fjalën dhe i thotë; i pandehur, ti po e paraqet mbrojtjen tuaj apo shqiptarët po i mbron? Metushi e vazhdoi – tash dua me dalë te mbrojtja, po iu pyes juve si është e mundur prej duarve të UDB-ës të ik Sahit Zubaku dhe të shkoj e të varret në nallbanhanen e Ismaijl zubakut? Ju si gjykatës mund të ma merrni fjalën, megjithatë jeni të thërritur të gjykoni “drejtë” e jo sikur këta zotërinjtë të cilët i tregojnë muskujt para të burgosurve dhe të vetmin mjet të komunikimit e kanë shkopin e dorës së tyre dhe dhunën fizike !

– e katërta a po i sheh këta shokët e mi, hiq Metën të tjerët janë që të pestit Mësues me Profesion, shqiptarë më të shkolluar në trevën tonë nuk kemi, ky është shkaku përse na keni burgosur, por duhet ta din shteti i juaj, se nxënësit të cilët kanë dalë prej tyre nuk do ta ndjekin rrugën e shtetit i cili e përdor dhunën ndaj shtetasve të vet, dhe do t’i respektojë edhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kurse UDB-a dhe policia e juaj prodhojnë vetëm dhunë e asgjë tjetër…

Këtu, kryetari i trupit gjykues ia mori fjalën Metushit dhe e ftoi një dëshmitarë serb-Jovo Milenkoviq,i cili në mes tjerash deklaroi: Metush Krasniqi, gjatë fushatës zgjedhore të këshillit popullor në Muçiverc, në vitin 1957 agjitonte kundër kandidatëve të cilët i kishte propozuar partia komuniste dhe pushteti popullor. Në vend të tyre kishte dëshirë t’i zgjidhte nacionalistët dhe armiqt siç ishin: Sejdi Kryeziu dhe Qemajl Kallaba. Metushi, gjithnjë ka dëgjuar radio stacione reaksionare, si: Radio Bibisinë, Zërin e Amerikës e tjerë, rregullisht ka bërë propagandë kundër shtetit tonë nëpër oda dhe ndeja me katundarë si në Hogosh, Rogaçicë, Muçiverc, Hodonoc, Strezoc, Dajkoc etj. Poashtu, iu ka shpjeguar se çka ka lexuar nëpër gazeta të huaja kundër Serbisë, sidomos nga  gazetat e Shqipërisë, Turkisë e tj…

…ja se çka mund të nxjerrë njeriu nga ky dëshmitarë shovinist serb të cilin UDB-a e ka përpunuar se si me folur dhe me shprehur urrejtjen ndaj fqinjëve të tij shqiptarë…

Vlen të theksohet se pos Metushit,Sejdi Kryeziut edhe Mark Gashi i mohuan deklaratat e dhëna në hetuesi, sepse ato deklarata janë konstruktuar sipas diktatit të inspektorëve të UDB-ës, si dhe është përdorur dhuna fizike ndaj të akuzuarve…

Anëtari i trupit gjykues Mustafë Hoxha, iu drejtua Metushit:

– I Pandehur,Metush Krasniqi, tregoni gjyqit se a është ky nënshkrim i juaji ?

– Po, gjykatës, para se të përgjigjem në pyetjen tuaj po e shtroj një kundër pyetje, përse vallë nuk më pyetët se si kemi kaluar në hetuesi ? Shikoni këta shokë të gjithë kanë qenë mësues, kanë punuar me zell nëpër shkolla me nxënës, por dhunën e xhelatëve tuaj nuk e kanë imagjinuar, megjithatë e kanë provuar në lëkurë e në trupin e tyre, në qelitë ku qëndrojmë, trajtohemi më keq se sa kafshët në emër të “drejtësisë dhe propagandës ju që e servoni”, lagshti, promaja na mbytë, nga plagët e dhunës na kullojnë këmbët, nuk kemi trajtim mjekësor, e ju ende pyesni se a është ky nënshkrim im apo jo!?.Të gjitha këto na i shkaktojnë gardianët e burgut dhe inspektorët tuaj që janë të gjithëpushtetshëm…Duke u bazuar në këtë që theksova deklaratat nuk i pranoj si të miat sepse kanë mund të falsifikohen, por qëndroj pran kësaj deklarate të cilën e japë  para gjyqit.

Metushi vijoi, para këtij gjyqi deklaroj, me përgjegjësi morale dhe politike se e kam themeluar organizatën politike “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin amë “, Referatin e kam shkruar, e kam bërë skicën për formacionin ushtarak-brigadën e luftëtarëve shqiptarë të anamoravës lindore (ORGANOGRAMIN), e kam vizatuar Shqiponjën dykrenare për tu betuar para saj, i kam shkruar poezitë, trakte e proklamata, i kam bërë thirrje popullit tim për luftë për Çlirim Nacional dhe Bashkimin me Atdheun tonë – Shqipërinë. Plotësisht jam, i vetëdijshëm, ia kam pasur borxh popullit tim, andaj, e kam dhënë një kontribut të vogël pasi që nuk kemi arritur ta Çlirojmë, këtë detyrim që e kam pasur ndaj popullit tim deri në arritjen e Lirisë nuk do të pushoj së punuari në këtë drejtim, për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në një SHTET me një emër të natyrshëm, SHQIPËRI!

Trupi gjykues mbeti i shtangur, duke e dëgjuar Metush Krasniqin,i cili vazhdoi:

Vërtet kam shkruar për masakrat e gjenocidin ndaj popullit shqiptar të cilin e ka shkaktuar shteti jugosllavë, pra, kam shkruar dhe do të shkruaj gjeri sa t’i realizojmë kërkesat tona. Nuk mund të quhet krim nëse lufton për çlirimin e popullit tuaj dhe atdheut. Nuk është krim nëse e pengon shpërnguljen e popullit tuaj dhe e pengon kolonizimin me serb e të tjerë! Mund të më quani nacionalist dhe irredentist, por, un, ndihem krenar sepse, ju nuk mund të më dënoni për krimet që i ka bërë shteti jugosllavë ndaj shqiptarëve prej nëntorit të vitit 1944 e gjeri në aksionin e armëve më 1955/56 dhe torturat që ia kanë shkaktuar popullit shqiptar, ju mund të më dënoni mirëpo, Drejtësia është në anën time dhe shokëve të mi. Nëse sadopak kam thënë të pavërteta atëherë un, bart përgjegjësi. Nëse mund të më bindni se Sahit Zubakun nuk e kanë varur, policët dhe UDB-a atëherë, do të isha i lumtur sikur të dilte e kundërta se Sahiti është i gjallë !

Krejt në fund me përgjegjësi deklaroj se; edhe nga kjo gjykatë e thërrasë popullin shqiptarë që të organizohemi dhe ta luftojmë këtë pushtet i cili i vret qytetarët e vet, deri sa të jam gjallë do të punoj për Çlirimin e Trojeve Shqiptare dhe Bashkimin me Shqipërinë.

Pastaj, u morën në pyetje të gjithë të akuzuarit, por nuk kishin se çka të shtonin pas fjalimit të Madhit, Metush Krasniqi, edhe prokurorit i humbi llogaria sepse shumë pak informacione kishte nga ato që e paraqiti Metushi në fjalën përfundimtare para trupit gjykues, ndërkaq, mbrojtësit – Kukulla që i kishte caktuar gjyqi nuk patën se çka me folur.

Shqiptimi i dënimit Metushit me shokë

 

Në fund, më 7 mars 1959 në bazë të nenit  117 alineja 1 në lidhje me nenin 100 dhe 101 alineja 1 të kodit penal të RFPJ-së…

…Gjyqi i Qarkut në Gjilan, ua shqiptoi dënimin të akuzuarve me sa vijon:

  1. Metush Krasniqi,dënohet më 18 vite burg të rëndë dhe me 3 vite përkufizim të drejtave qytetare,
  2. Mark Gashi , dënohet me 10 vite burg të rëndë,dhe  2 vite përkufizim të drejtave qytetare,
  3. Sejdi Kryeziu, dënohet me 10 vite burg të rëndë,dhe 2 vite përkufizim të drejtave qytetare,
  4. Mehmet Nuredin Dërmaku ,dënohet me 2 vite burg të rëndë,
  5. Qemajl Kallaba,dënohet me një vit e gjysmë burg të rëngë,
  6. Mehmet Ajeti, dënohet me një vit e gjysmë burg të rëngë.

Për here të pestë e burgosin në nëntor të vitit 1969, pas demonstratabve të vitit 1968! Akuzohej për organizimin e Demonstratave  dhe bashkëpunimin  me Organizatorët e demonstrative të vitit 1968.Gjoja se në mungesë të fakteve e liruan Metushin nga këto akuza, sepse asnjëri nga organizatorët nuk e zuri në gojë emrin e tij!

Në realitet, Metushi, ishte ideolog i Demonstratve të vitit 1968, e kishte ndër bashkëpuntorët më të ngusht Ismajl Dumoshin, nëpër mes të cilit takoheshin me Osman Dumoshin. Megjithate, Metushi bashkëpunonte me të gjithë organizatorët e Demonstratave, por shumica prej tyre kanë menduar se vetëm ai ka kontakte me Metushin(!) si: Hasan Dërmaku, Skender Kastrati, Osman Dumoshi, Selatin Novosella, Isa Kastrati, Rexhep Mala, Ilmi Ramadani etj. Pas lirimit nga burgu Metushi ka pasë kontakte pothuaj me të gjithë ish të burgosurit politikë të trojeve shqiptare! Për habi nga të gjithë ka qenë i pranueshëm, kjo fletë shumë për një personalitet i cili nuk e përjashton askend por bashkon të gjithë!

Metush Krasniqi, ishte përpjekur, me tërë qenjen e tij, që energjitë atdhedashëse të të gjithë veprimtarëve, pa dallim ideje e feje, t’i shkrijë në dobi të çështjes kombëtare – për Shqipërinë.

 Se puna e tij ishte në frymën e Bashkimit Kombëtar e paraqes një fakt konkret: Baca Metush organizon një pritje të ngrohtë në shtëpinë e vet, në Dajkoc të Dardanës, më 2, 3 dhe 4 shtator të vitit 1974, bashkë me Adem Demaçin, Mulla Ramë Govorin, Hyrije Hanën, Ahmet Haxhiun, Selman Ramadanin, Fehmi Bajramin, Sylë Krasniqin, pleqnar, Hazir Krasniqin, Kusheri. Në këtë takim ishin edhe Ilmi Ramadani, student, si dhe Emin e Besnik Krasniqi, nxënës.

Nga këto biseda me ndjenja të larta atdhedashurie u arritë marrëveshja e Pajtimit, në ide e në veprime, dhe u vendos që të vazhdohet Lufta Nacional Çlirimtare e Kosovës e Viseve të tjera në ish-Jugosllavi  vetëm me një “Platformë Politike Kombëtare”, as të majtë e as të djathtë, nga i cili takim do lind edhe ”Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës”, më 1974, dhe më vonë LNÇKVSHJ, më 1976/77.

Mjerisht më 1975 Pushteti antishqiptar i burgosi Adem Demaçin me dhjetra shokë por, Metush Krasniqin nuk e burgosën, megjithate, veprimtarinë politike nuk e ndërpreu për asnjë çast!

Për here të gjashtë e burgosin në prill të vitit1981, pas Demonstratave gjithëpopullore e mbajnë 4 muaj të Izoluar në Burgun e Gjilanit! Prej Metush Krasniqit, UDB-ja, kërkonin që ta nënshkruaj një Kërkesë për ta liruar nga burgu, mirëpo, Metushi iu përgjigjet: kur më keni burgosur nuk kam bërë Kërkesë prandaj, ju më keni burgosur, poashtu duhet edhe të më lironi pa Këkesë!.Pas daljes nga burgu Metush Krasniqin e shohim duke bashkëpunuar me organizatat ilegale të Kohës dhe bashkëpunimi me ta për ta arritur Qëllimin Themelor, për Themelimin e Republikës së Kosovës, por kurrsesi të mos ndalet ideja e Bashkimit të Trojeve Shqiptare me Shqipërinë!…

Pas Demonstratve të vitit 1981 i madhi, Metush Krasniqi, ka pasë kontakt me shumë individ dhe grupe të cilat punonin për Çlirimin e Kosovës, si: me OMLK-në , Hydajet Hysenin, Albanikosi, në krye me Emin Krasniqin, Besnikun, Ramizin… e tjerë…

Për here të shtatë e burgosin më 04.11.1985 dhe e mbajnë në burg gjeri më 17.6.1986! Metushin e bashkangjitën me një grupë të akuzur nga Ferizaj, ku ishte i akuzuar edhe Ramadan Haziri, Sylejman Bytyqi e tj… Metushin e liruan nga burgu por, familja e dërguan në spital sepse nga torturat çnjerëzore të UDB-së, ndërroi jetë më 15.10.1986 dhe është varrosur në Fshatin e Lindjes në Dajkoc me nderime të larta, iu dha lamtumira e fundit  nga bashkëveprimtarët e tij të cilët ishin jasht burgjeve por, në burgun kolektiv të trojeve Shqiptare që ishin të robruar nën sundimin jugosllavë!

Kemi mbajtë shumë përkujtime për Metushin, duke filluar që nga 14 prilli 1990 kur Shkollën Fillore në Fshatin Rogaçicë e emruan me emrin e tij! Pastaj, me rastin e 4 vjetorit të vdekjes më 15.10.1990 e sidomos shquhen 5 vjetori, ku marrin pjesë shumë shokë të Metushit me një Tubim masiv në Shkollën Fillore “Metush Krasniqi” në Rogaçicë, në mesin e të tjerëve ishin: Mark Gashi, Sejdi Kryeziu bashkëveprimtar të tij, Vesel Shala, Rexhep Avdullahu, Murteza Nura, Selatin Novosella, Skender Kastrati, Hasan e Xhavit Dërmaku e shumë të tjerë. Vlenë të veçohet Shënimi i 10 vjetorit të vdekjes, i mbajtur në Rogaçicë, në mes të tjerëve mori pjesë edhe Hyrije Hana dhe Adem Demaçi e shumë ish të burgosur politikë që është vështirë të përmenden të gjithë!

Adem Demaçi, në mes tjerash e Vlerësoi lartë Veprimtarinë Politike të Metush Krasniqit…Bac Metushi, nuk u ndal kurr së vepruri për Çlirimin e Kombit dhe Atdheut dhe bashkimin e tij, ky ishte Motivi edhe pse e Vrau Armiku yn Shekullor, kishin frikë nga Metushi, kurse prej neve nuk kanë frikë, për këtë arsye na lejojnë të sorollatemi poshtë e lartë dhe të bëhemi në copa si subjekte politike dhe shpërndahemi si zogjt e qyqesh nëpër këto “Parti” dhe asgjë nuk realizohet prej tyre. Iu thërras nga ky përvjetor që e përkujtojm këtë Kolos të pashoq, të cilin e kishim në mesin tone por nuk dijtëm ta ruajm të bashkohemi rreth Idealit të tij dhe t’i bashkojmë të gjitha forcat mendore e politike dhe ta kapitalizojm idealin e tij e ta çlirojmë këtë pjesë të territorit të robëpruar nga Serbia!…

Kështu fliste, Adem Demaçi për Metushin edhe pas mbarimit të Luftës së Kosovës përkatësisht pas Organizimit të UÇK-së rritës së saj dhe Çlirimit të Kosovës, në shënimin  25 vjetorit të vdekjes së Metushit në Sallën e Kuqe të Fakultetit Filologjik në Universitetin e Prishtinës!

Heroit, Metush Krasniqit, iu ka ngritur një Shtatore në Parkun e Ulpianës në Prishtinë si dhe një Shtatore e Ngjashme iu ka ngritur edhe në Qytetin e Dardanës( ish Kmenicë )!

Heroit, Metush Krasniqit edhe Punëtorët e Hekurudhës së Kosovës ia kanë ngritë këtë Bust, para të cilit jemi tubuar për ta shënuar 31 vjetorin e përjetësisë së tij. Në Drejtorinë e kësaj Hekurudhe, Metushi ka punuar gjeri në burgosjen e tij të fundit (pasi që e kanë diferencuar nga Shkolla e Mesme Teknike e Prishtinës ku punonte si Referent).

Në këtë përkujtim të këtij Kolosi të Madh Kombëtar, Metush Krasniqi, është i shpallur edhe HERO KOMBËTAR, prandaj, Vepra e tij do të rroj sa Kombi Shqiptar!

Lavdi e përjetshme për Heroin, Metush Krasniqi.

Më 16.10.2017, Prishtinë

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Dervish Shaqa (1912 – 1985) këngëtari më i përkushtuar i këngës rapsodike shqiptare

Mr. Kadri Rexha: DERVISH SHAQA ( 4.5.1919 – 13.4.1985)

Dervish Shaqa lindi më 4 maj të vitit 1910 në Llukë të Epërme të Komunës …