Shfaqja “Ehh letrat!”, fituese e çmimit për regjinë më të mirë në festivalin “Të rinjtë në skenë”

Grupi teatral i Qendrës Rinore të Malishevës, ka marr pjesë në Festivalin e Teatrove “Të Rinjtë në Skenë”, i cili është mbajtur në Obiliq dhe është i pari festival i këtij lloji me karakter garues. Në këtë festival, grupi i teatrit të Qendrës Rinore, mori pjesë më shfaqjen “Ehh letrat!”, dhe në fund të festivalit, shfaqja ka marr çmimin e regjisë më të mirë.

Regjinë e shfaqjes e ka bërë Marigona Ferati, ndërsa kjo shfaqje ishte përgatitur në kuadër të projektit “Kryetarët mbështesin aktorët e rinj”, në bashkëpunim me “Mitrix Culture”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …