Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Shaban Jashari” në Skenderaj shënoi ditën e shkollës

Me rastin e kremtimit të 92- vjetorit të themelimit të Shkollës fillore të mesme të ulët  “Shaban Jashari” në Skenderaj dhe 94- vjetorit të lindjes së Heroit të Kombit Shaban Jasharit, të cilin emër e mbanë me kranari kjo  shkollë. Për këto dy festa kjo shkollë ka organizuar një sërë aktivitetesh promovuese dhe kulturore në shënim të kësaj dite. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Kryesuesja e kuvendit komunal të Skenderajt, Fatbardha Haliti, Drejtori i Arsimit, Bekim Latifi, përfaqësuesi i Familjes emblematike Jashari, Baca Rifat Jashari, si dhe mësimdhënës, prindër, nxënës dhe ish-mësimdhënës të shkollës. Në fjalimet që u mbajtën në këtë ngjarje, u theksua se kjo shkollë ka fatin të mbaj emrin e njërit prej mësuesve më të dalluar në Drenicë e më gjerë, atë të Shaban Jasharit dhe babait të Adem dhe Hamëz Jasharit. Pas përfundimit të programit kulturo-artistik të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle, u zbulua edhe busti i Heroit Shaban Jashari, që kjo shkollë mban emrin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …