Shoqata e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ri-rregulloi lapidarin e dëshmorit, Ismet Bajrami

Shoqata e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ri-rregulloi lapidarin e dëshmorit, Ismet Bajrami

Duke qenë se persona akoma të panjohur, kishin dëmtuar lapidarin e dëshmorit Ismet Bajrami në fshatin Brezë, Shoqata e veteranëve të UCK-së e ka rirregulluar lapidarin e dëshmorit. Në një njoftim për media të cilin e ka lëshuar SHVL e UÇK-së thuhet: Jemi të bindur se ata të cilët bëjnë këto veprime nuk kan ndërgjegje dhe burrëri e aq me pak trimëri ngase po të kishin këtë të fundit nuk do ta tregonin në këtë mënyrë duke vandalizuar lapidaret e ngritur tek vendrënia e Dëshmorit të atdheut, Ismet Bajrami. Trimat e njohin dhe respektojnë trimërin e cilitdo dhe e dijnë ku tregohet trimëria. Ndërkohë që frikacakët bëjnë veprime të këtilla dhe të ngjajshme sepse karakteri i tyre është i ligsht.

Sot jemi këtu për t’ua bërë me dije atyre që bëjnë këto veprime dhe autoriteteve të cilat është dashur deri më tani të gjejnë aktorët e këtijë veprimi se: Dëshmori i atdheut Ismet Bajrami ka patur një betim, i cili është amanet për ne e të gjithë bashkëluftëtarët dhe ushtarët e Ushtris Çlirimtare Kombëtare. Gjaku i liris, Emblema e UÇK-së janë të shenjta. Duke të përkujtuar Ty, Dëshmor i atdheut të ribetohemi se do t’i kryejmë me çdo kusht amanetet, për të cilat Ti dhe të gjithë të rënët keni dhënë jetën, thuhet kështu nga kryesia qendrore e SHVL-së, transmeton Zhurnal.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …