Shqipja do të zyrtarizohet në Tivar, Podgoricë dhe Rozhajë

Shqipja do të zyrtarizohet në Tivar, Podgoricë dhe Rozhajë

Leon Gjokaj, Drejtor i Përgjithshëm për mbrojtjen dhe avancimin e pakicave në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve të Malit të Zi, ka thënë se ndryshimet e reja të ligjit për pakicat parashikojnë zyrtarizimin e gjuhës së pakicave edhe në ato zona ku ato përbëjnë 5 përqind të popullsisë. Sipas tij, në këtë projektligj ekziston një propozim që të gjitha ato komuna, ku popullata shqiptare përbën pesë përqind të popullatës, shqipja duhet të jetë në përdorim zyrtar. “Kështu fale kësaj gjuha shqipe, më nuk do të jetë në përdorim vetëm në Ulqin, Plavë dhe Tuz, por edhe në Podgoricë, Tivar, Guci dhe Rozhajë”, ka thënë Gjokaj. Gjithashtu, ligji i ri lejon formimin e një këshilli si institucionin kryesor të të gjitha pakicave kombëtare në Mal të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …