driloni com
mbpzhr
vipa
vala – old
muqa 900
Fillimi / Zgjedhjet vendore 2017 / Shtabi zgjedhor i VETËVENDOSJE! në Prishtinë mbajti sot konferencë për medie lidhur me ecurinë e fushatës
????????????????????????????????????

Shtabi zgjedhor i VETËVENDOSJE! në Prishtinë mbajti sot konferencë për medie lidhur me ecurinë e fushatës

Shtabi zgjedhor i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë mbajti sot konferencë për media për t’i informuar qytetarët lidhur me ecurinë e fushatës. Drejtuesi i shtabit, njëherësh kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, Ylli Hoxha, tha se plani i paraparë për këtë fushatë është realizuar në tërësi. “Organizuam 4 tubime të mëdha në Prishtinë; 46 tubime të mesme nëpër lagje dhe fshatra; si dhe qindra tubime tjera të vogla nëpër shtëpi e lokale, duke kontaktuar kështu drejtpërdrejtë me mijëra banorë të Prishtinës. Organizuam mbi 30 aktivitete tematike ku i shtjelluam zotimet tona për mandatin e dytë, të dala nga programi ‘Prishtina, qytet në çdo lagje’. Zhvilluam fushatë vetëdijësuese për mënyrën e votimit, duke trokitur derë me derë në lagjet dhe fshatrat e Prishtinës”, tha Yll Hoxha.