SIMPOZIUMI I DYTE SHKENCOR: LEVIZJA POPULLORE E KOSOVES NE VITET 1982-1984 DHE HERONJTE REXHEP MALA, NUHI BERISHA, BAJRAM BAHTIRI E ZIJA SHEMSIU

U mbajt Simpoziumi shkencor: Lëvizja Popullore e Kosovës në vitet 1982-1984 dhe heronjtë: Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri e Zija Shemsiu

Shoqeria Levizja, bashke me Institutin per trashegimi shpirterore e kulturore te shqiptareve, me Shoqaten e te burgosureve politike dhe me Institutin Albanologjik, mbajti Simpoziumin e dyte shkencor per Levizjen Popullore te Kosoves dhe veprimtarine e saj. Ky vit (2018) eshte shpallur VIT i Kryeheroit dhe Kryeprofetit shqiptar,- Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Simpoziumi i Pare Shkencor qe mbajtur vjet ne Institutin Albanologjik, ne Prishtine. Kesaj here Shoqeria Levizja, ne marreveshje me bashkeorganizatoret, vendosi qe Simpoziumi te mbaheje ne Institutin per trashegimi shpirterore e kulturore, ne Shkup. Ky Simpozium kishte terhequr vemendjen e qarqeve atdhetare dhe shkencore ne Shkup, ne Tirane, ne Prishtine, ne Luginen e Presheves dhe ne Plave e Guci. Ishin paraqitur gjithesejte 35 kumtesa per kete Simpozium (pese me shume se ne Simpoziumin e pare). Simpoziumi, sic e kemi paralajmeruar vjet, eshte i pervitshem dhe do te mbahet derisa te shterret TEMA per Levizjen. Kjo eshte njera prej veprimtarive te rendesishme te Shoqerise Levizja. Simpoziumi eshte i nje rendesie te vecante per hulumtimin, mbledhjen dhe studimin e botimin e veprimtarise se Levizjes sone kombetare ne krahinat e pushtuara te Shqiperise. Prandaj, i kemi ftuar dhe do te vazhdojme t’i ftojme te gjithe veprimtaret dhe luftetaret e ceshtjes shqiptare ne Iliri (Ballkan) pa dallim moshe, krahine e partie dhe te gjithe studjuesit tane kudo qe jane te angazhohen dhe te ndihmojne ndricimin e historise me te re te Levizjes sone clirimtare,-Levizjes Popullore te Kosoves.
Hapja e Simpoziumit te Dyte Shkencor per Levizjen ne Shkup u be, pasi u mbajte nje minute heshtje per Heronjte dhe Deshmoret, ne emer te Shoqerise Levizja nga anetari i Kryesise se Shoqerise, Tahir Hani, i cili te pranishmeve u foli per rendesine e ketij Simpoziumi. Pas tij fjalen e mori mikpritesi (nikoqiri), Drejtori i Institutit Per Trashegimi Shpirterore e Kulturore, Skender Asani, i cili u uroi mire se ardhje kumtuesve dhe mysafireve te ftuar, Ai foli shkurtimisht edhe per Simpoziumin dhe perpjekjen e popullit te pushtuar shqiptar per liri e bashkim kombetar qe nga Lidhja e Prizrenit e deri te Lufta Clirimtare e LPK-UCK-se. Te pranishmit i pershendeti edhe Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi. I pranishem ne kete Simpozium ishte edhe Ambasadori i republikes se Shqiperise ne Shkup, Sekretari i Institutit Albanologjik, Syle Kasumaj, Kryetari i SHoqates se familjeve te Deshmoreve, Xhavit Jashari, Baca Hasan, qe kishte ardhur nga Gjermania e larget, etj. Mysafir i nderuar i ketij Simpoziumi ishte edhe veprimtari dhe intelektuali i njohur atdhetar, Avni Dehari.
Dega e Shoqerise sone ne Maqedonine shqiptare dhe Kryetari i saj Hulusi Beqiri, bashke me Drejtorin e Institutit, Skender Asanin, e me shoket e Kryesise dhe te Keshillit Drejtues te Shoqerise Levizja, kishin bere te gjitha pergatitjet per mirevajtjen dhe mbajtjen e Simpoziumit me sukses. Gjate dites u lexuan 21 kumtesa shkencore. Ngat Tirana kishin ardhur me kumtesat e tyre studjuesi i dalluar, politikani dhe diplomati, Paskal Milo, dhe veprimtari atdhetar e autori i shume librave e studimeve, Gjoke Dabaj. Pati disa kumtesa nga profesore e studjuese te Maqedonise sone. Kumtese pati edhe Binak Ulaj per poziten e shqiptareve ne Mal te Zi gjate atyre viteve. Nje kumtese nga Adnan Asllani dhe Fatmir Arifi ishte per Levizjen ne Luginen e Presheves dhe poziten e veshtire te shqiptareve atje. Dy kumtesa ishin edhe nga Instituti Albanologjik: Hysen Matoshi dhe Memli Krasniqi. Disa kumtesa ishin nga veprimtare dhe studjuese te Levizjes qe jetojne e veprojne ne mergim: Hasan Ukehaxha, Ibrahim Kelmendi, Ibish Neziri, etj. Tri kumtesa ishin nga Shoqata e te burgosureve politike, nje nga Instituti i Historise ne Prishtine, etj. Me kumtesa u paraqiten edhe dy-tri studjuese te reja, qe u degjuan me interes nga te pranishmit. Kumtuesi i pare ishte Emrush Xhemajli. Disa nga kumtuesit, per arsye te ndryshme, munguan ne Simpozium, por kumtesat e tyre do te botohen ne botimin e ardhshem. Pati ndonje qe per arsye te kohes u terhoq nga leximi i kumteses. Gjate dites te pranishmit ne kete Simpozium e moren edhe numrin e pare te librit, LEVIZJA, me kumtesat e Simpoziumit te Pare per Levizjen. Kryetari i Shoqerise Levizja njoftoi te pranishmit se Simpoziumi i Trete Shkencor per Levizjen do te mbahet ne Kryeqytetin Historik te Shqiperise, ne Prizrenin tone te bukur, me TEMEN BOSHT: LEVIZJA POPULLORE E KOSOVES GJATE VITEVE 1985 – 1987 DHE MBLEDHJA E SAJ E PARE E PERGJITHSHME. Fjalen permbyllese te ketij Simpoziumi e mbajti Kryetari i Shoqates se te burgosureve politike, Hydajet Hyseni. Ndersa Kryetari i Deges se Shoqerise Levizja ne Maqedonine shqiptare, Hulusi Beqiri, na ftoi qe te shkojme te vizitojme Mozaikun e Gjergj Kastriotit, ne qender te qytetit, dhe te bejme fotografi te perbashketa. Dega e Shoqerise sone atje shtroi edhe nje darke per kumtuesit dhe mysafiret.
P.S. Kerkoj falje qe nuk i pata te gjitha fotografite dhe qe nuk i permenda te gjithe kumtuesit me emra.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …