leoni

Skënder S. Kapiti

Skënder S. Kapiti: Duhet të ndëshkohet korporatokracia e korrupsionit dhe krimit

Ky titull shkrimi pyet  se pse dhe si ndodh që në Shqipëri dhe Kosovë sundon dhe qeveris krimi dhe korrupsioni,  dhe njëkohësisht shpreh edhe çudinë se si ka dhe është e mundur kjo, pra kjo si fenomenologji socio-politike sot në kohët moderne. Kjo ndodh pasi në realitetin tone të këqijat lehtësisht ,çuditërisht dhe shpeshshherë e pandërprerë ndodhin.Nuk ka demokraci në Shqipëri dhe në Kosovë sepse sundon korporatokracia e përbindshit korruptiv dhe kriminal e politikës, pushtetit, padrejtësisë dhe e parasë. Kjo “elitë”korporato-hajdutokracie nuk është e interesuar të mbrojë ligjin, vlerat dhe standartet demokratike dhe as për mirëqënien e qytetarëve, por vëtëm për pushtetin, pasurimin dhe luksin e vet. Pjesë dhe shërbëtor i kësaj elite  janë edhe mediat.

Kjo korporatokraci janë peshkaqenët e mëdhenj të krimit, janë kriminelët e politikës, të pushtetit dhe të biznesit të pisët. Kur kriminalizohen drejtësia,politika,pushteti dhe biznesi(ekonomia) atëhere shteti funksionon si një institucion i kriminalizuar, pra si një shtet kriminal, dhe krimi në këtë rast quhet krim shtetëror. Karakterin kriminal shtetit ia jep drejtësia, politika dhe pushteti i kriminalizuar  të cilët e sundojnë shtetin dhe shoqërinë.

Shteti në këtë rast është peng, i kapur dhe rrëmbyer prej këtij rrethi vicioz të kriminalizuar prej së cilës pastaj lindin klane, banda dhe grupe   mafioze per ta kontrolluar dhe për ta sunduar krimin,korrupsionin,ligjin,politikën,pushtetin, drejtësinë,shtetin dhe shoqërinë. Kjo është padrejtësi e pashpallur dhe e padekretuar me ligj por realisht funksionon sikur të jetë e institucionalizuar, dhe, nga padrejtësia burojnë: krimi e terrori i frikësimit dhe nënshtrimi me indiferentizëm; burojnë përndjekja e dëbimi “paqësor” nga jeta politike ,ekonomike, akademike dhe patriotike madje edhe dëbimi nga atdheu i shqiptarëve, i intelektualizmit, profesionalizmit, ndershmërisë dhe i patriotizmit të vërtetë.

Nga padrejtësia në shtet dhe në sistem burojnë varfëria dhe papunësia, rënia shpirtërore dhe morale deri në depresion si dhe humbja e shpresës e perspektivës për një jetë më të mirë, të sigurtë dhe të mirëqënë .

Kjo lloj padrejtësie është ligji, drejtësia, mbrojtja dhe përfitimi më i madh për ata që kanë pushtetin, politikën, paranë dhe ekonominë, dhe kjo është korporatokracia e pashpirt dhe e korruptuar, e që pra, ata janë peshkaqenët e mëdhenj të politikës, pushtetit dhe të parasë që grabisin e shqyejnë pa mëshirë dhe pa u ngopur me prona, pasuri dhe paranë publike, drejtësinë dhe ligjin.Pa u dëbuar këta me votë nga pushteti dhe pa u ndëshkuar nga ligji, e sigurta më e madhe do të jetë se  vetëm drejtësi nuk do të ketë.

Këta peshkaqenë të mëdhenj që media e kriminalizuar, spekulative dhe mercenare na i portretizon dhe reklamon edhe si persona VIP(si individë shumë të rëndësishëm), duke na i paraqitur si persona me ndikim dhe me respekt publik duke e edukuar kështu edhe shoqërinë me edukatën negative, korruptivdashëse  dhe jo  drejtësidashëse.

Këta peshkaqenë të mëdhenj që janë pushtetarë e qeveritarë qëndrorë por edhe kryekomunarë e kryebashkiakë,deputetë,ministra,drejtorë e administratorë si dhe pa harruar sidomos edhe gjyqtarët e prokurorët, pra, të gjithë ata të cilët kanë kapur edhe shtetin e shoqërinë. Pa u ndëshkuar këta peshkaqenë të mëdhenj të cilët kanë privatizuar ligjin,drejtësinë, pushtetin,shtetin,ekonominë dhe që kanë të drejtën për të bërë vetëgjyqësinë, krimin, korrupsionin, vjedhjen dhe tradhëtinë publike dhe shtetërore pa pasur frikë pasi nuk ndëshkohen, nuk çlirohet drejtësia: ky virtyt i lartë i moralitetit njerëzor dhe baza e moralit dhe e institucioneve mbi të cilat ngrihet shteti dhe funksionon shoqëria.

Kjo korporatokraci parazitare antiligj dhe kundërekonomike e antikombëtare bllokon funksionimin e drejtësisë,nuk është e interesuar as për zhvillimin e biznesit, punësimit dhe të ekonomisë së vërtetë kombëtare pasi ata kanë monopolin jo vetëm të ligjit e të pushtetit por kanë edhe monopolin e tregëtisë, atë të importimit të çdo gjëje nga jashtë, të artikujve të mallrave jashtëstandarteve, të veshjeve dhe të ushqimeve e ilaçeve të skaduara  duke rrezikuar jetën e qytetarëve shqiptarë me podukte, mishra dhe miellra të cilat fqinjët prej ku ato importohen i groposin ose ua japin kafshëve.

Këta peshkaqenë të mëdhenj janë dhe ushtrojnë edhe një terror të madh jo vetëm padrejtësie por edhe social e psikologjik mbi shoqërinë duke i detyruar shqiptarët që të braktisin atdheun, Shqipërinë dhe Kosovën, e të marrin arratinë e azilkërkuesit nëpër Europë.

Pa ndëshkimin e tyre nuk çlirohet demokracia,shteti dhe as shoqëria prej vargojve të padrejtësisë,krimit,tradhëtisë,korrupsionit,varfërisë, papunësisë, eksodit etj.

Këtë ndëshkim, pra, ndëshkimin e padrejtësisë, e bën vetëm një popull i edukuar mirë me Edukatën Hyjnore së pari; e bën nje popull jo hipokrit por që ka ndjesi dhe dhimbshuri dhe i cili është solidar dhe jo indiferent ndaj fatkeqësisë së tjetrit; këtë ndëshkim e bën një popull trim, kundërshtarë e rezistent kundër padrejtësisë; e bën një popull i cili nuk lehtëmashtrohet nga interesi i ngushtë e i vogël personal, as nga gënjeshtrat, dhe që as nuk manipulohet, pasi po të  manipulohesh do të thotë të biesh  pre dhe të pajtohesh me korrupsionin. Këtë ndëshkim e bën një shoqëri e pakorruptuar.

Ndëshkimin e padrejtësisë nuk e bën një popull që ia mbath vrapit e merr arratinë prej saj. Populli i cili nuk ndëshkon padrejtësinë, ai popull vuan me meritë pasojat e saj.

Ndëshkimin e padrejtësisë e bën vetëm një shoqëri e civilizuar e cila nuk e shet te këta peshkaqenë politikë e kriminalë votën; ndëshkimin  e bën një shoqëri e popull i cili nuk lehtëmashtrohet nga lëmosha dhe interesi i ngushtë momental dhe që vetëkënaqet nga ndonjë përmirësim i vogël prej premtimeve fantastike të mashtrimeve të mëdha të fitimtarit mashtrues, hajdut dhe të korruptuar.Populli i civilizuar ndëshkon mashtrimin dhe gënjeshtrën e politikës dhe të pushtetit. Ndëshkimin e padrejtësisë e bën një popull i cili ndëshkon hajdutërinë, tradhëtinë dhe traditën e saj e cila nuk po na ndahet në shekuj.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …