Brickos

Sot në Prishtinë përfundoi Seminari “Rose Roth”, i organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s

Sot në Prishtinë përfundoi Seminari “Rose Roth”, i organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s

Sot në Prishtinë  ka përfunduar Seminari “Rose Roth”, i organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës dhe me përkrahjen e Qeverisë Zvicerane. Gjatë Seminarit të 93-të,  i  cili  u mbajt për herë të parë në Kosovë, u diskutua çështje të ndryshme si për perspektivën euro-atlantike të Kosovës, dialogun Beograd-Prishtinë, për reformat në sektorin e sigurisë në Kosovë, sfidat e migracionit dhe parandalimin e radikalizmit. Në të morën pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës, rreth 70 deputetë nga 21 vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.

Pas hapjes së sesionit të fundit të Seminarit,  nga nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, shef i delegacionit  të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s, një fjalë rasti ka mbajtur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.Ai në fjalën e tij, mes tjerash ka theksuar progresin e arritur në Kosovë që nga paslufta, duke shtuar se dalja nga shkatërrimi i luftës dhe mbrojtja e jetëve të njerëzve, e arsyeton në mënyrë të plotë ndërhyrjen e NATO-s.  Mustafa ka shprehur përkushtimin e Qeverisë që të punojë në mënyrë që Kosova të shndërrohet në një eksportuese të sigurisë, duke u rreshtuar në krah të aleancës botërore për paqe dhe siguri.  Vlerësojmë se e kemi një Forcë tani të Sigurisë dhe nesër do të kemi një Forcë të Armatosur e cila është në gjendje që të aplikojë të gjitha standardet e NATO-s dhe të jetë në krah të një aleance botërore për paqe dhe siguri”, tha kryeministri Mustafa, duke shtuar se “po ashtu  jemi të interesuar që edhe më tutje KFOR-i të qëndroj në Kosovë si pjesë e stabilitetit, paqes dhe besimit të të gjithë qytetarëve përfshirë edhe komunitetet”.

Kontrolloni gjithashtu

Parlamenti Evropian paralajmëron se mund ta bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk negociohet për “përmirësimin” e tij

Bashkimi Evropian mund t i heqë masave kufizuese ndaj Kosovës, të vendosura në korrik të vitit 2023 nga ana e Komisionit Evropian

Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të vendosura para një …